Pfizer do të ulët përkohësisht dërgesat e vaksinës anti Covid në Europë. Arsyeja lidhet me fokusin e kompanisë tek shtimi i sasisë së prodhimit dhe rrjedhimisht rritja e kapacitetit prodhues.
Fakti është theksuar nga vetë kompania, e cila vlerëson se, uljna e dërgesave vjen për shkak të kufizimit të prodhimit të Pfizer, në mënyrë që të mund të përmirësojë kapacitetin e prodhimit në 2 miliardë doza vaksinash në vit nga 1.3 miliardë të parashikuara aktualisht.
Për këtë, kompanisë i duhet të bëjë ndërhyrje në procesin prodhues, e rrjedhimisht edhe më shumë kohë për t’u miratuar rregullat e reja.
Lexo: Rama: Kontakte me AstraZenaca e Moderna, kur pritet të mbyllet procesi i vaksinimit në vend
Ky pezullim i përkohshëm do të prekë të gjitha vendet Europiane dhe nuk është ende e qartë se sa kohë do të marrë rritja e kapacitetit prodhues të Pfizer.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto