Elon Musk synon që SpaceX të lançojë gjeneratën e ardhshme

Elon Musk synon që SpaceX të lançojë gjeneratën e ardhshme të teleskopëve hapësinorë


 

Musk, përpiqet të sigurojë shkencëtarët se satelitët e tij të Starlink nuk do të dëmtojnë qiellin, siç kanë frikë shumë prej tyre. Ai thotë se do të donte të ndihmonte në dërgimin e më shumë vëzhguesve në orbitë.

CEO i SpaceX, Elon Musk u tha shkencëtarëve të hënën se ai do të donte të bashkëpunonte me astronomët për të parë më thellë në hapësirë dhe ndoshta edhe për të bërë fotografi më të qarta të planeteve, ku mund të ketë ekzistencë jete.

“Jam shumë i entuziazmuar për një të ardhme të teleskopëve të bazuar në hapësirë, ​​që mund të jenë shumë të mëdhenj,” i tha Musk një komiteti të Akademive Kombëtare të Shkencave, Inxhinierisë dhe Mjekësisë, përmes një video-konference të zhvilluar në Zoom.

Takimi i komitetit ishte pjesë e një studimi 10 vjeçar, në të cilin NASA, agjencitë e tjera qeveritare dhe shkencëtarët përpiqen të vendosin përparësi për kërkimet astronomike dhe astrofizike. Musk u ftua të trajtojë shqetësimet në lidhje me ndërhyrjet nga konstelacionet e mëdha satelitore si Starlink.

Sipërmarrësi miliarder tha se satelitët “VisorSat” të pajisur me një tendë ​​dielli për të bllokuar reflektimet nga dielli duhen rregulluar. Shkëlqimi i bën satelitët mjaft të ndritshëm për t’u parë nga Toka dhe kanë dëmtuar disa vëzhgime astronomike gjatë vitit të kaluar. Musk tha që lançimi tjetër i satelitëve Starlink duhet të jetë i pajisur me pajisjet e errësimit.

Lexoni: COVID-19, Qytetet më të mëdha të Kinës rihapin shkollat

“Ne do të ndërmarrim hapa të mëtejshëm sipas nevojës”, siguroi Musk audiencën e shkencëtarëve, duke shtuar se rregullimi është “mjaft i thjeshtë” dhe “ne nuk do të hasim vështirësi”. Astronomët filluan të vërenin satelitët menjëherë pas lançimit të tyre të parë vitin e kaluar. Konstelacioni prej atëherë është rritur në mbi 400 satelitë individualë. SpaceX është e lejuar nga FCC të lëshojë mbi 12,000 satelitë dhe ka paraqitur dokumente në agjensitë ndërkombëtare që përfundimisht të ketë një mega-konstelacion.

Në video-konferencë, Musk konfirmoi se ai sheh 20,000 deri në 30,000 satelitë si madhësinë ideale për të mbuluar planetin me qasje internet, kudo.

Përveç sigurimit për uljen e ndikimit të satelitëve në astronomi, Musk vazhdoi të përmendte idenë e bashkëpunimit në një “Observator të imazhit të planetit” në orbitë. Teleskopë të tillë, orbitojnë shumë më lart se satelitët Starlink në orbitën më të ulët në Tokë dhe nuk do të rrezikonin ndërhyrje nga ndonjë mega-konstelacion.

Musk e përmbylli komunikimin duke iu rikthyer idesë së tij. Ai tha se shpreson që gjenerata e ardhshme e Starship të bëjë fluturime të rregullta brenda dy viteve.

“Kjo lejon që më shumë teleskopë hapësinorë të transportohen në orbitë me një pjesë të kostos”, tha ai.

Ai bëri shaka duke thënë se ishte i motivuar nga dëshira e tij për të zbuluar nëse universi ynë është me të vërtetë thjesht një simulim kompjuteri.

“Nëse të paktën mund të përpiqemi të fotografojmë disa planetë … ata do të duhet ta bëjnë renditjen më mirë.”

Cnet

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0