Elon Musk fshin faqet e tij nga Facebook pas lëvizjes #deletefacebook

Elon Musk fshin faqet e tij nga Facebook pas lëvizjes #deletefacebook


Elon Musk me sa duket nuk ishte në dijeni se kompania e tij SpaceX kishte një faqe në Facebook. CEO i SpaceX dhe Tesla i është përgjigjur një komenti në Twitter duke bërë thirrje që ai do të mbyllë faqet zyrtare të SpaceX, Tesla dhe Elon Musk në mbështetje të lëvizjes #deletefacebook.

Ai tashmë e ka bërë këtë, pasi faqja e Facebook e SpaceX është zhdukur. Nëse doni të shkoni në ndonjë nga faqet e mësipërme, atëherë ju drejtoheni në një mesazh që thotë “Na vjen keq, kjo përmbajtje nuk është në dispozicion tani”.

Musk u përgjigj gjithashtu me një koment tjetër në Twitter në lidhje me përdorimin e tij dhe sipërmarrjeve të tij të Instagram, që natyrisht është në pronësi të Facebook. Sipas tij ai do të vazhdojë të përdorë Instagram për sa kohë ai qëndron i pavarur.

Para fshirjes së tyre, të dy faqet SpaceX dhe Tesla kishin më shumë se 2.6 milionë pëlqime dhe ndjekës dhe një angazhim shumë të lartë.

burimi: TechCrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0