ElectionGuard, softueri nga Microsoft që ofron votim të sigurtë dhe të verifikuar - Business Magazine Albania

ElectionGuard, softueri nga Microsoft që ofron votim të sigurtë dhe të verifikuar


Së fundmi CEO i Microsoft, Satya Nadella ka prezantuar ElectionGuard, një software open-source nga programi i tyre Defending Democracy. Me ElectionGuard votimi do të jetë më i sigurtë, më i arritshëm dhe më efikas kudo që përdoret në Shtetet e Bashkuara ose në vendet demokratike anembanë botës. ElectionGuard, i zhvilluar me ndihmën e partnerit të tyre Galois, do të jetë në dispozicion duke filluar nga kjo verë tek zyrtarët e zgjedhjeve dhe zyrtarët e teknologjisë së zgjedhjeve, të cilët mund ta inkorporojnë teknologjinë në sistemet e votimit. Mes të tjerave, ajo do të mundësojë verifikimin përfundimtar të zgjedhjeve, rezultatet e hapura për organizatat e palëve të treta për validim të sigurtë dhe lejon votuesit individualë të konfirmojnë se votat e tyre janë numëruar në mënyrë korrekte.

Lexoni: Comtrade System Integration Adriatic tani është Partner i Microsoft Licensing Solution në Shqipëri

Gjithashtu Microsoft ka bashkëpunuar me furnizuesit e teknologjisë zgjedhore, të cilët po eksplorojnë integrimin e ElectionGuard në sistemet e tyre të votimit. Microsoft aktualisht ka partneritete me furnizuesit e teknologjisë zgjedhore përgjegjëse për më shumë se gjysmën e makinerive të votimit të shitura në SHBA. Për të ndihmuar këta partnerë, shitës të tjerë dhe zyrtarë të zgjedhjeve që të përfytyrojnë se si ElectionGuard mund të modernizojë dhe sigurojë votën, po ndërtohet një sistem votimi referimi, që do bëhet publik në vazhdim të këtij viti, që do të tregojë mundësitë që ElectionGuard ofron.

Kompanitë e teknologjisë kanë përgjegjësi për të ndihmuar në mbrojtjen e proceseve dhe institucioneve demokratike. Teknologjia moderne mund të përdoret për të siguruar që procesi i votimit të jetë i qëndrueshëm. Në të njëjtën kohë, ElectionGuard nuk synon të zëvendësojë fletët e votimit, por përkundrazi të plotësojë dhe përmirësojë sistemet që mbështeten në to dhe nuk është projektuar për të mbështetur votimin online. ElectionGuard është një mjet i ri për t’u përdorur nga komuniteti ekzistues i zgjedhjeve dhe nga njësitë qeveritare që zhvillojnë zgjedhje elektorale.

ElectionGuard mund të përdoret për të ndërtuar sisteme me pesë përfitime të mëdha që do të mbrojnë votën kundër manipulimit dhe të përmirësojnë procesin e votimit për qytetarët dhe zyrtarët:

  • I verifikueshëm: Lejon votuesit dhe organizatat e palëve të treta për të verifikuar rezultatet e zgjedhjeve.
  • I sigurtë: E ndërtuar me teknika të avancuara të enkriptimit të zhvilluara nga Microsoft Research.
  • I auditueshëm: Mbështetja e auditimeve që kufizojnë rrezikun dhe ndihmon në saktësinë e zgjedhjeve.
  • Burimi i hapur: I lirë dhe fleksibël për t’u përdorur me harduer që shiten në treg.
  • E bën procesin e votimit më të mirë: Mbështet mjetet standarde të aksesueshmërisë dhe përmirëson përvojën e votimit.

Kodi për ElectionGuard po ndërtohet së bashku me partnerin e Microsoft të zhvillimit, Galois. Galois kohët e fundit ka marrë 10 milionë dollarë financim nga DARPA për të ndërtuar një sistem demonstrimi të votimit për të ndihmuar në vlerësimin e pajisjeve të sigurta. Agjencia e sheh integritetin dhe sigurinë e procesit zgjedhor si një shqetësim kritik për sigurinë kombëtare. Është inkurajuese që DARPA të investojë në teknologji, e cila jo vetëm që do të gjejë një aplikacion për sigurimin e procesit të votimit, por mund të kontribuojë në një sistem më të sigurtë dhe më transparent për një sërë pajisjesh dhe aplikacionesh.

Lexoni: Microsoft në bashkëpunim me universitetet sjell eventin “DigiGirlz Albania”

ElectionGuard SDK do të jetë në dispozicion përmes GitHub duke filluar nga kjo verë. Prototipi i sistemit pritet të jetë gati për pilotim gjatë zgjedhjeve 2020 në Shtetet e Bashkuara. Microsoft nuk do të tarifojë për përdorimin e ElectionGuard dhe nuk do të përfitojë nga partneriteti me furnizuesit e teknologjisë zgjedhore që e përfshijnë atë në produktet e tyre.

/Blog.Microsoft

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0