Comtrade System Integration Adriatic tani është Partner i Microsoft Licensing Solution në Shqipëri - Business Magazine Albania

Comtrade System Integration Adriatic tani është Partner i Microsoft Licensing Solution në Shqipëri


Comtrade System Integration Adriatic ka nënshkruar një marrëveshje partneriteti me Microsoft për t’u bërë Microsoft Licensing Solution Provider (LSP) në Shqipëri. Kompania është kualifikuar për këtë status bazuar në risitë e deritanishme, burimet inxhinierike dhe përsosmërinë e biznesit në ofrimin e Microsoft Cloud solutions në rajonin e Adriatikut. Comtrade System Integration Adriatic tani mban statusin LSP në Slloveni, Serbi, Bosnje-Hercegovinë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë.

Comtrade System Integration Adriatic tani mund t’u ofrojë klientëve të tyre në Shqipëri, një portofol të plotë shërbimesh të bazuara në Microsoft cloud. Përveç kësaj, Comtrade System Integration Adriatic ka krijuar Adriatic Microsoft Competence Center, që do të promovojë praktikat më të mira dhe do të sigurojë njohuri për klientët sesi të marrin maksimumin nga Microsoft Solutions në fushën e mësimit mekanik, LQ-së, analizës parashikuese dhe në vendet dixhitale të punës.

E ardhmja e biznesit qëndron në përvetësimin dhe përdorimin e teknologjive dixhitale. Skuadrat e profesionistëve të certifikuar nga Microsoft, punojnë me partnerë dhe klientë në të gjithë globin për të sjellë risitë më të reja në fushat e Cloud, analizave të të dhënave në sasi të mëdha (big data), sigurisë, mjedisit hibrid në Cloud, mjeteve të bashkëpunimit të biznesit dhe teknologjive të tjera të Microsoft.

Ky status është një hap kyç për të fuqizuar bizneset në rajon që të bashkëpunojnë më mirë, të ofrojnë shërbime më të mira për klientët dhe të rrokin mundësi të reja duke aplikuar teknologjinë Microsoft Cloud për transformimin dixhital.

“Microsoft është dhe gjithmonë do të jetë një organizatë e bazuar në ekosistemin e partnerëve të klasit botëror. Garantimi i mbështetjes nga një rrjet ekspertësh që ofrojnë zgjidhjet që ndihmojnë klientët tanë të përparojnë në dixhitalizimin e biznesit, është një prioritet strategjik, në të cilin jemi përkushtuar thellësisht”, tha Sokol Vladi, Country Manager, Microsoft Albania.

Comtrade System Integration Adriatic ka ngritur një ekip të përkushtuar profesionistësh që do të përqendrohen në sjelljen e përvojave të reja të biznesit për klientët në Shqipëri në fusha si Shërbimet Bankare, Sigurimi, Telekomunikacioni, Shëndetësia, Energjia dhe Shërbimet Bashkiake, si dhe Sektori Publik. Një ekip ekspertësh të Microsoft nga i gjithë rajoni i Adriatikut është gati të mbështesë operacionin e ri.

Rreth Comtrade System Integration

Comtrade System Integration u themelua në vitin 2001 dhe punëson më shumë se 300 profesionistë IT, me certifikimet më të larta në industri. Përmes partneriteteve me liderët e teknologjisë globale, përfshirë Microsoft, Oracle, IBM dhe OpenText, kompania ofron produkte IT premium, shërbime profesionale dhe ekspertizë në projektimin, zhvillimin dhe integrimin e sistemeve dhe aplikacioneve. Portofoli i kompanisë përfshin zgjidhjet dhe shërbimet Cloud, Big Data Analytics, ECM, HCM, ERP, CRM, Business Intelligence, TIK dhe shërbime të tjera.

Comtrade System Integration është kompani anëtare e grupit Comtrade, një organizatë kryesuese IT në Europën Juglindore. Me infrastrukturën dhe kampuset e klasit botëror në 16 vende, Comtrade operon si një kompani aksionere për biznese dinamike, si Comtrade System Integration dhe Comtrade Digital Services, si dhe si një inkubator për teknologjitë e reja dhe tërheqëse të fjalës së fundit.

Lidhjet:

Global: www.comtrade.com

Adriatic: www.comtradeintegration.com

Kontakt:

  • Jelena Bogdanovic, Marketing Director, Comtrade System Integration Adriatic, bogdanovic@comtrade.com, +381 65201 5526

Rreth Microsoft

Microsoft (Nasdaq “MSFT” @microsoft) mundëson transformimin dixhital për epokën e një shërbimi Cloud inteligjent dhe e skajit inteligjent (intelligent edge). Misioni i tij është të fuqizojë çdo person dhe çdo organizatë në botë që të arrijë më shumë.

Kontakt:

Desislava Borislavova, Sr. Communications Specialist, CEE Multi-Country Region, a-debori@microsoft.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0