Ekzekutivët Europianë të Telekomunikacionit i bëjnë thirrje BE-së të përqëndrohet tek shërbimet e reja dixhitale

Ekzekutivët Europianë të Telekomunikacionit i bëjnë thirrje BE-së të përqëndrohet tek shërbimet e reja dixhitale


ALBtelecom ndër firmëtarët mes kompanive më të mëdha europiane.

Shoqata Europiane e Operatorëve të Rrjetit të Telekomit (ETNO) ka lëshuar një deklaratë të nënshkruar nga Drejtorët e Përgjithshëm të anëtarëve të saj për të theksuar se përdorimi i gjerë i infrastrukturës dixhitale të gjeneratës tjetër, si dhe zhvillimi i shërbimeve të reja digjitale do të jenë thelbësore nëse Europa do të arrijë qëllimet e saj ambicioze socialo-ekonomike.

ETNO skicoi një sërë fushash ku duhet të përqëndrohej për të arritur pozicionin e liderit dixjital, përfshirë një politikë industriale në mbarë BE-në, e cila mundëson që bizneset europiane të bashkëpunojnë dhe konkurrojnë në zinxhirin global të vlerave dixhitale, me anë të “një ambienti rregullator të qëndrueshëm mes tyre, por edhe përmes rregullave të dreja e të balancuara për konkurrencën me lojtarët globalë”. Kompanive që operojnë në vendet e BE-së t’u krijohen hapësira që të inovojnë më tej, veçanërisht në të dhëna, IoT (internet i gjërave) dhe AI (inteligjencë artificiale), tha ETNO. “Europa duhet të veprojë me frymën e partneritetit midis të gjithë aktorëve publikë dhe privatë,” – u theksua në deklaratë.

Lexo: Të gjithë pas Samsung. Të pakët ata që tentojnë ndryshimin

Objektivat e tjerë kryesorë përfshijnë uljen e barrierave për përhapjen e infrastrukturave gigabit dhe nxitje të fuqishme të investimeve, si dhe nevojën për të adresuar në mënyrë aktive tregun e copëzuar europian të telekomit, duke inkurajuar investitorët të ndërtojnë më shumë në nivel kombëtar dhe ndërkufitar në infrastrukturë, shtoi shoqata. Kjo deklaratë u nënshkrua gjithashtu nga Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom, Z. Tahsin Yılmaz ndër drejtorët e tjerë të përgjithshëm të kompanive udhëheqëse në Europë si: Deutsche Telecom, Swisscom, Telenor, TIM, Telefonica dhe kompani të tjera telekomunikacioni në Europë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0