Eksplorimi i PC Store dhe shërbimeve të tij - Business Magazine Albania

Eksplorimi i PC Store dhe shërbimeve të tij

PC Store

E themeluar në vitin 2010, kompania sjell mbi një dekadë përvojë në fushën e Teknologjia e informacionit dhe komunikimit (TIK). Si një kompani e specializuar në integrimin e sistemeve të TIK, PC Store synon të ofrojë qasje të vazhdueshme në zgjidhjet më të avancuara të teknologjisë. Kompania drejtohet nga dy parime themelore: cilësia dhe mbështetja e inovacionit.

Aktualisht, kompania punësone më shumë se 80 profesionistë të talentuar dhe ka ndërtuar një strukturë organizative efikase për menaxhim të zbatueshëm. Njerëzit dhe portofoli i pasur i shërbimeve dhe kompetencave e përmirësojnë aftësinë për të ofruar zgjidhje për biznese dhe organizata të çdo lloji dhe madhësie.

Pse të punoni me PC Store?

  • Kompania ka përvojë lokale, rajonale dhe kombëtare në mbi 10 vite.
  • Potencial dhe kapacitet për të ofruar mbështetje për sistemet e TIK, duke përfshirë infrastrukturën dhe aplikacionet e biznesit.
  • Ofrojn një game të gjerë produktesh që garantojnë një zgjidhje të avancuar teknologjike.
  • Ekspertizë në ndërtimin/përshtatjen/lokalizimin e sistemeve TIK, bazuar në standardet vendore dhe ndërkombëtare.
  • Metodologji dhe standarde të ndjekura në realizimin e projekteve, që sigurojnë cilësi të lartë në dorëzim.
  • Partneritete me vlerë të shtuar në fushën e zbatimit.
  • Kapacitete teknike, financiare dhe organizative që garantojnë qëndrueshmërinë e biznesit.

Qëllimet e PC Store:

  • Besimi i klientit, në këmbim të një shërbimi cilësor me vlerë të shtuar.
  • Liderë në treg, duke ofruar/zhvilluar produkte, zgjidhje dhe shërbime innovative.
  • Rritja, e ndërtuar mbi kapacitetin dhe kompetencën e tyre.
  • Stabilitet, në nivele që lejojnë të realizojmë qëllimet e kompanisë dhe të sigurojnë fitim të qëndrueshëm.
  • Zhvillimi i talenteve, duke ngritur një ekip të përbërë nga profesionistë të apasionuar dhe të talentuar në fushën e teknologjisë.
  • Inovacion, duke eksploruar vazhdimisht teknologjitë në zhvillim dhe tendencat e industrisë për të ofruar zgjidhje innovative.

Shërbimet e PC Store:

  • INTEGRIMI I SISTEMEVE

Nëse doni të implementoni, përmirësoni, ristrukturoni sistemet tuaja TIK ose dëshironi të ndërtoni një të ri, ekspertët e PC Store do të analizojnë organizatën tuaj dhe kërkesat e biznesit dhe sipas rezultateve e mbledhura dhe do t’ju propozojnë zgjidhje të optimizuar për buxhetin tuaj.

  • DATA CENTER

PC Store zhvillon strategji për themelimin dhe zhvillimin e infrastrukturës së qendrës së të dhënave dhe proceset. Për të përfituar nga bazat e të dhënave të mëdha, aplikacioni, paketat ERP dhe aplikacionet e hosting, duke përdorur mjete të fuqishme për të automatizuar detyrat administrative dhe organizative.

  • Shërbimet Profesionale TIK

PC Store ka ambicie të ndihmojë organizatat në përdorimin më të mirë të teknologjive të informacionit dhe komunikimit. PC Store ofron shërbime profesionale që u mundësojnë organizatave nje implementim të shpejtë, për të integruar sistemet, për të reduktuar kostot, për të siguruar sistemet dhe rritjen e  produktivitetit.

  • Zgjidhje të gatshme

PC Store ofron zgjidhje të plota të gatshme për një klient që mund të zbatohet lehtësisht në procesin aktual të biznesit. Ata mund të projektojnë, prokurojnë, konfigurojnë dhe zbatojnë projektin e ardhshëm IT të klientit, duke kursyer kohën dhe burimet.

  • DISASTER RECOVERY

PC Store mund të ndihmojë në vendosjen e planeve përpara një fatkeqësie për të ndihmuar në rikthimin e kompanisë në punë. Ne punojmë me klientët për të krijuar rutina Backup për të parandaluar humbje ose prishje të të dhënave. Kompania ofrojn shërbimet e sigurisë për të mbrojtur informacionin kritik, duke përfshirë firewalls, antivirus dhe  zgjidhjet  anti-spam.

  • Zhvillimi i Aplikacioneve
  1. Një ekip i fortë dhe i përkushtuar në zhvillimin teknik kupton plotësisht kërkesat e klientit për një aplikim.
  2. Ata përgatisin arkitekturën, zhvillojnë, testojnë dhe në fund e zbatojnë atë me kujdes.
  3. Kompania mbështetet në zhvillimin e aplikacioneve të softuerit të standardeve industriale dhe i teston ato me rigorozitet për të siguruar një aplikacion pa gabime.
  • Menaxhimi i Projekteve

Ekipi i Projektit dhe Konsulencës është i përqendruar në menaxhimin e projekteve të mëdha për zgjidhje të integruara të ndryshme. Gjithashtu, ofron konsultim për kompani të ndryshme që kërkojnë dizajnim softueri, menaxhim të bazës së të dhënave dhe ofrimin e zgjidhjeve në fushën e IT. Ekipi është i përfshirë në çdo fazë të ciklit të jetës së projektit.

  • Auditimi i Sistemit IT

Shumë menaxherë të biznesit nuk kanë njohuri të thellë për infrastrukturat e tyre IT. PC Store ofron një shërbim të rishikimit të infrastrukturës së tyre, duke analizuar se çfarë kanë, si funksionon, dhe identifikon çfarë duhet përmirësuar. Ky audit gjithashtu është i dobishëm për verifikimin e sigurisë dhe integritetit të sistemeve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0