Ekonomia shqiptare jo prodhuese, të varur nga eksporti i lëndëve të para - Business Magazine Albania

Ekonomia shqiptare jo prodhuese, të varur nga eksporti i lëndëve të para


Ekspertët mendojnë se varësia e lartë e eksporteve te nafta dhe pasuritë e tjera natyrore tregon prapambetjen e ekonomisë shqiptare.

“Shqipëria më së pari nuk ka ditur të ndërtojë një ekonomi produktive, e cila prodhon mallra konkurruese me vlerë të lartë të shtuar”, shprehet Ilir Ciko.

“Ne kemi 25 vjet që flasim për eksportet, por shumë pak kemi bërë për industrializimin e vendit dhe mbetemi te lëndët e para”, thotë Civici. Çmimet e lëndëve të para në tregjet botërore kanë luhatje të lartë. Kjo i bën eksportet shqiptarë më të paqëndrueshme nga vendet e tjera.

“Po të shikosh vitin e kaluar eksportet e vendeve të rajonit u rritën të gjitha me 8 deri në 10 për qind, kurse tonat ranë”, shprehet Ciko.

Sipas BERZH, Shqipëria është vendi me peshën më të ulët të eksporteve industriale në Ballkan dhe paralelisht produktet që ajo shet jashtë përmbajnë pak vlerë të shtuar.

Ne duhet të shikojmë rritjen e eksporteve në ato degë, në ato struktura të ekonomisë, ku ka prodhim me natyrë industriale, ku ka prodhim të madh, ku ka prodhim me vlerë të lartë të shtuar”, shprehet Civici.

Eksportet në tremujorin e parë ranë me 8.6 për qind krahasuar me vjet për shkak të uljes së çmimit të naftës dhe falimentimit të Kurum.

 

/Top-Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0