Ekipi nga Kosova triumfon në garën në Gjermani “Smart Data in Health” » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 10/07/2019

Ekipi nga Kosova triumfon në garën në Gjermani “Smart Data in Health”

Share
nga Eridon Elshani
Kor 10, 2019
-Manages Business Mag Kosovo -Studies Philosophy at University of Prishtina
lexo me teper >

11 studentë, inxhinierë dhe specialistë të mjekësisë nga Innovation Centre Kosovo (ICK), ishin pjesë e garës “Smart Data in Health” që u mbajt në Erlangen, me organizim të Medical Valley, Siemens Health dhe Novartis, prej 5-7 Korrik 2019.

SIEMENS Health, Novartis dhe Medical Valley kanë zgjedhur produktin e zhvilluar nga kosovarët si fitues të kategorisë “Health Pre-Check”. Hamster (produkti), ndihmon kompanitë e sigurimeve në Gjermani të bëjnë një paravlerësim të gjendjes shëndetësore të klientëve potencialë dhe ofron përllogaritje të saktë karshi mbulueshmërisë së sigurimit shëndetësor.

Pjesë e ekipit nga Kosova ishin Metihe Kastrati, Teuta Morina, Bardh Krasniqi, Granit Beka, Ilirjana Musaj, Toske Kryeziu, Artin Bajçinca, Vigan Ramadani, Ilir Hoxha dhe Arber Lama. Në këtë garë morën pjesë mbi 100 ekspertë nga e mbarë bota.

Pjesëmarrja e ekipit nga Innovation Centre Kosovo u mundësua nga GIZ Kosovo dhe Ambasada e Suedisë si mbështetëse e ICK-së.

ICK