SIEMENS Health, Novartis dhe Medical Valley kanë zgjedhur produktin e zhvilluar nga kosovarët si fitues të kategorisë “Health Pre-Check”. Hamster (produkti), ndihmon kompanitë e sigurimeve në Gjermani të bëjnë një paravlerësim të gjendjes shëndetësore të klientëve potencialë dhe ofron përllogaritje të saktë karshi mbulueshmërisë së sigurimit shëndetësor.
Pjesë e ekipit nga Kosova ishin Metihe Kastrati, Teuta Morina, Bardh Krasniqi, Granit Beka, Ilirjana Musaj, Toske Kryeziu, Artin Bajçinca, Vigan Ramadani, Ilir Hoxha dhe Arber Lama. Në këtë garë morën pjesë mbi 100 ekspertë nga e mbarë bota.
Pjesëmarrja e ekipit nga Innovation Centre Kosovo u mundësua nga GIZ Kosovo dhe Ambasada e Suedisë si mbështetëse e ICK-së.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.