Ekipi i OBSH-së viziton tregun në Wuhan ku u paraqitën rastet e para me Covid-19 - Business Magazine Albania

Ekipi i OBSH-së viziton tregun në Wuhan ku u paraqitën rastet e para me Covid-19

Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që po hetojnë origjinën e koronavirusit, kanë vizituar të dielën një treg në Wuhan, ku u raportuan rastet e para me sëmundjen COVID-19 një vit më parë.

Ekipi i OBSH-së arriti në tregun i kafshëve Huanan – që është mbyllur që prej janarit të vitit të kaluar – dhe rojet nuk lejuan persona të tjerë që të hynin, raporton AFP. Ky hetim i OBSH-së – që u pengua nga Kina që të zhvillohej më herët – ka për qëllim që të zbulojë se si koronavirusi kaloi nga kafshët te njeriu.

Por, zyrtarët e OBSH-së, që janë në fazën e parë të hetimit, kanë minimizuar pritjet se mund të gjejnë burimin e virusit që ka vrarë mbi dy milionë persona në mbarë botën dhe ka goditur rëndë ekonominë globale.

LEXO: OBSH nis investigimin mbi Covid-19

Ekipi i OBSH-së, që të dielën arriti në tregun Huanan, po monitorohet nga afër nga autoritetet kineze. Më herët gjatë javës, media shtetërore, Global Times në një raportim ka minimizuar pretendimet e hershme se tregu Huanan ishte epiqendra e virusit, duke pretenduar se “hetimet e bëra më vonë” kanë sugjeruar se tregu nuk ishte burimi i shpërthimit të virusit.

Fillimisht, zyrtarët kinezë kishin thënë se kafshët që shiteshin në këtë treg me gjasë janë burimi i shpërthimit të pandemisë. Por, më pas faji u është lënë kafshëve të importuara dhe Kina, pa dhënë prova, ka thënë se burimi i shpërthimit, mund të jetë diku tjetër.

Kina ka raportuar 4,636 të vdekur nga koronavirusi i ri dhe ka thënë se për shkak të veprimeve të ndërmarra, ekonomia e saj tashmë ka nisur rikuperimin nga pandemia. Kina është kritikuar se fillimisht ka minimizuar shpërthimin e virusit dhe nuk ka dhënë informacione të plota kur rastet e para me COVID-19 u shfaqën në Vuhan në dhjetor të vitit 2019.

REL

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0