Edicioni i katërt i Start-Up City, 14 ide biznesi në garë për çmimin e madh - Business Magazine Albania

Edicioni i katërt i Start-Up City, 14 ide biznesi në garë për çmimin e madh

startup city

Në edicionin e katërt të Start-Up City, festivalit të ideve dedikuar nxënësve dhe studentëve, kanë konkurruar plot 62 ide biznesi, prej të cilave 14 do të kalojnë në fazën finale.  

Finalistët do të jenë pjesë e një Bootcamp-i dy ditor në datat 19-20 Maj dhe eventi përmbyllës do të organizohet në datën 27 Maj, duke shpërblyer edhe idenë fituese me 2,500 euro. 

Projektet që kalojnë në fazën finale janë: 

  1. AlbWork
  2. Biodiesel
  3. Student Life
  4. Diversi8
  5. Dasnja’s Raspberries
  6. Dentisti IM
  7. Infoinvest 
  8. Tirana RoboTech
  9. Zogu Group
  10. The Automatic Drawers system
  11. 3R
  12. Zheklik
  13. Ray of Self
  14. Smart Parking Tirana

Lexo: Je startup apo inkubator? Tani mund të aplikoni për grante

Start-Up City është kthyer në një event traditë për fuqizimin dhe aplikimin e ideve të biznesit nga ana e nxënësve dhe studentëve, si organizim i përbashkët i Universitetit Metropolitan Tirana, Metropolitan Incubator dhe Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Përveç çmimit të madh prej 2,500 euro, çmime janë rezervuar edhe për idenë e dytë më të mirë e cila shpërblehet me 1000 euro dhe ideja e tretë me ofrimin e mentorimit dhe inkubimit në Metropolitan Incubator. Gjithashtu për triumfuesin në çmimin “Sipërmarrësi Individual” ofrohet një bursë e plotë studimi në Universitetin Metropolitan Tirana. Fitues do të ketë edhe në kategoritë “Best Pitch” dhe “Best Woman Entrepreneur”. 

Ky edicion zhvillohen nën kujdesin e World Business Angels Forum Albania, që hap dyert për një gamë të gjerë mundësish shumëpalëshe për bizneset e reja shqiptare për t’u angazhuar me tregjet globale dhe investitorët e huaj. 

Partnerë zyrtarë të Start-Up City 4 janë EU for Innovation, GIZ Albania, TUMO Tirana, Business Magazine dhe Albania Tech. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0