Kryeministri Edi Rama bëri me dije se fluturimi i parë do të jetë nga Roma.
“Kemi gati planin për riatdhesimin dhe sipas gjasave të shtunën e kësaj jave do të nisim fluturimet nga Roma”.
Kreu i qeverisë tha se qytetarët duhet të prenotojnë hotelet ku duhet të vetëkarantinohen. “Çdo shpenzim, hoteli dhe kushtet e tjera, do paguhen nga vetë ata që do riatdhesohen“, njoftoi Rama.
Në përfundim të fjalës së tij, kryeministri ka bërë sërish thirrje për respektim të rregullave dhe masave të marra në kuadër të parandalimit të Covid-19.