EasyPay Albania nis bashkëpunimin me Ria Money Transfer - Business Magazine Albania

EasyPay Albania nis bashkëpunimin me Ria Money Transfer


EasyPay, një institucion i parasë elektronike dhe operator i transfertave të parave ka nisur bashkëpunimin me Ria Money Transfer, pjesë e Euronet Worldwide.

Ky partneritet i bën shërbimet e Ria Money Transfer’s në dispozicion në Shqipëri, një vend me remitanca të shumta. Konsumatorët tani mund të dërgojnë dhe marrin transferta parash në 320 agjentë të EasyPay në të gjithë vendin.

Diaspora shqiptare do të jetë në gjendje të transferojë pagesa në shtëpi përmes dyqaneve të transfertave të parave Ria në më shumë se 150 vende. Megjithëse industria e e-commerce dhe pagesat elektronike janë rritur në Shqipëri, kompania beson se ka ende vend për përmirësim, pasi 58% e popullsisë së vendit ende nuk i përdor institucionet bankare, sipas njoftimit për shtyp të kompanisë.

Burimi: thepaypers.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0