E thotë edhe shkenca: të flesh deri vonë të bën dëm për shëndetin - Business Magazine Albania

E thotë edhe shkenca: të flesh deri vonë të bën dëm për shëndetin


Duket sikur ata gjithmonë ofrojnë të njëjtat këshilla: Zgjimin e hershëm. Kevin O’Leary, Anna Wintour, dhe President Obama janë midis të shumtëve të atyre që zgjohen sapo lajmëron agimi dhe më pas u përvishen punëve.

Tashmë, ekziston edhe një studim i ri i cili përforcon edhe më shumë përfitimet që vijnë nga zgjimi herët në mëngjes. Sipas rezultateve nga studimi i Shkollës së Mjekësisë Feinberg në Northwestern University, i publikuar në ‘ScienceDaily’, etja deri vonë mund të jetë një prej mënyrave më të pashëndetshme për t’i dhënë startin ditës suaj. Nga 96 pjesëmarrësit në studim, ata të cilët flinin vonë merrnin vendime jo të shëndetshme gjatë ditës. Ata hanin më shumë ushqime të shpejta, më pak perime dhe nuk ishin aq aktivë fizikisht.

E sidomos studimi ishte më shumë real për pjesëmarrësit meshkuj në studim.
Studimi ndoqi të rritur të shëndetshëm rreth moshës 18-50 vjeç, të cilët flinin rregullisht më shumë se 6 orë e gjysmë çdo natë.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 46 të numrit 11 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 11 të saj.

Për shtatë ditë, pjesëmarrësit mbanin ditar të ushqimeve që konsumonin, gjithashtu edhe byzylykë ‘SenseWear’ për gjurmimin e aktivitetit fizik. “Rezultatet që morëm na ndihmojnë të kuptojmë më mirë se si oraret e gjumit përveç zgjatjes së tij, ndikojnë në riskun e obezitetit,” ka thënë hulumtuesi kryesor dhe profesori i asociuar i neurologjisë Kelly Glazer Baron rreth gjetjeve të studimit.

“Ka mundësi që sjelljet e një diete të dobët mund t’i predispozojnë individët të cilët flenë deri vonë ndaj një risku më të madh për shtimin në peshë.”

Kërkuesit nuk pretendojnë se zgjimi vonë shkakton marrjen e vendimeve jo të shëndetshme nga njerëzit në po atë ditë.

Ata thjesht raportojnë se ‘njerëzit e mëngjesit’ tentojnë të hanë më mirë dhe të lëvizin më shumë. Studimi nuk dha ndonjë teori për këtë.

Mbase, sepse njerëzve, të cilët flenë vonë nuk u ka kapërcyer kurrë ndërmend të shkonin te pista e vaprimit ose të hanin një sallatë me spinaq për drekë gjënë e parë kur zgjohen. Ata që zgjohen herët e bëjnë ndoshta këtë sepse ata e kanë planifikuar ditën e tyre ose e shpenzojnë mëngjesin duke përgatitur vakte të shëndetshme për të gjtihë ditën.

 

/Artikulli u publikua më parë në faqen 46 të numrit 11 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 11 të saj.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0