E-commerce në kërkim të pranisë fizike - Business Magazine Albania

E-commerce në kërkim të pranisë fizike

Aladini

Aladini Shop është dyqani i parë i tregtisë online në Shqipëri, duke thyer barriera në biznesin shqiptar me metodën inovative, shpejtësinë e dërgimit të porosive dhe operimit në një sektor ende të pazhvilluar. Prej 9 vitesh Aladini ka dëshmuar se përveçse një dyqan online është edhe një markë e njohur në treg. 

Së fundi, Aladini ka marrë një tjetër hap. Ashtu si kompanitë më të mëdha online nëpër botë, Aladini ka vendosur të hapë një dyqan të madh fizik në zonën e ish-bllokut. Arsyet për këtë hap të radhës janë të shumta, por synimi kryesor është rritja e xhiros dhe fitimet e kompanisë.

Artikulli u publikua më parë në faqen 26 të numrit 28 të revistës Business Magazine AlbaniaJu mund të Shfletoni Këtu nr. 28 të saj.

Ky model aplikohet edhe nga marka të njohura botërore si Amazon apo eBay, që në një pikë të rrugëtimit të tyre kanë zgjedhur të hapin dyqane fizike për t’i krijuar shtigje të reja mundësish biznesit të tyre. Edhe pse tregtia online, me kohën, ka vërtetuar se funksionon, konsumatorët gjithsesi e ndjejnë nevojën për një prani fizike të dyqanit. Kjo pikë takimi luan edhe një rol thelbësor për e-commerce. Klienti mund ta kthejë produktin brenda 14 ditëve nëse nuk e pëlqen. 

Lexo:  Enio Jaço, presidenti i AmCham: Bizneset kërkojnë zgjidhje për praktikat e prapambetura në Dogana, vijojnë të krijojnë padrejtësi për biznesin 

Themeluesi i Aladini, Valer Pinderi na shpjegon se ishte ky motivi kryesor që frymëzoi zgjerimin e dyqanit të ri fizik, përveç rritjes së besimit të klientëve dhe furnitorëve: 

“Shpesh njerëzit kanë dilema lidhur me produktet. Duan ta prekin, ta provojnë apo thjesht ta shihin para se ta blejnë. Kjo u mungonte në zgjedhjet e tyre dhe shpesh mund t’i bënte edhe të hiqnin dorë nga produkti. Dyqani mundëson kthimin e produktit dhe mund të plotësojë edhe dëshira apo detaje të tjera që konsumatori mund të ketë. Një tjetër motiv ishin edhe furnitorët që kërkonin një siguri më të lartë nga ana jonë. Jemi të bindur se prezenca e një dyqani fizik u jep atyre besimin e duhur, krahas mundësimit të disa lehtësive logjistike”.

Një tjetër arsye sipas themeluesit Pinderi, është gjenerimi i përmbajtjes origjinale. Në dyqanin e ri fizik do të krijohen video dhe foto të reja, përmbajtje e synuar për rrjetet sociale. 

“Me hapësirat e dyqanit krijohen shumë kushte që të fotografohen sa më mirë produktet, sepse klientët kanë treguar herë pas here që nuk i pëlqejnë shumë fotot e internetit dhe në këtë mënyrë prodhimi origjinal i përmbajtjes do kthehet në një pikë kyçe të marketingut të biznesit tonë për vitet e ardhshme”.

Sipas Valerit, hapja e dyqanit fizik pritet të rrisë shitjet online me 10-15%. “Pozicioni që kemi zgjedhur për të hapur dyqanin në zonën e ish-bllokut është strategjik, për shkak të qarkullimit të lartë të njerëzve. Përshtatet me filozofinë tonë të reklamimit në të ardhmen, sepse do të kujdesemi që çdo javë të zhvillojmë një event të ri. Këto evente, ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim, do të kenë në fokus tipologjinë e produkteve. Pra, çdo javë do të ketë tematika të ndryshme mbi të cilat do të bazohen produktet në vitrinat e dyqanit. Një ditë mund të jetë ajo e gjërave “cool”, një tjetër mund të jetë e “të jetuarit shëndetshëm” apo dita e “pajisjeve inteligjente për shtëpinë”. Në këtë mënyrë kreative shpresojmë të arrijmë audienca të reja dhe të tërheqim sa më shumë njerëz brenda dyqanit, të cilët mund të vijnë qoftë edhe për kënaqësinë e tyre, për të kaluar kohën apo për të shuar kuriozitetin mbi produktet.” 

Shitjet online arritën kulmin e tyre gjatë pandemisë, ku çdo gjë u bllokua dhe njerëzit u detyruan të mbylleshin në karantinë, pa kontakte fizike. Sipas shifrave, rreth 3 mijë biznese u përpoqën të shisnin online, ndërsa në 2021 pati tërheqje nga lojtarët kryesorë dhe mbetën vetëm amatorët, por që gjithsesi volumi total ishte me rritje. Në këtë vit sektori i e-commerce ka hyrë në fazën e standardizimit për çdo biznes që operon në të. 

Lexo: Dëshironi që kompania juaj të jetë e suksesshme? Mark Cuban thotë se IA është çelësi 

Krijohet Shoqata e E-commerce-it Shqiptar

Një grup kompanish në fushtën e tregtisë online kanë krijuar Shoqatën e E-commerce Shqiptar. Rreth 110 subjekte që operojnë në këtë fushë, së bashku me partnerë si institucionet dhe organizatat financiare, kompanitë logjistike, të teknologjisë dhe inovacionit u mblodhën në një takim në mjediset e “Hotel Plaza”, në Tiranë, ku diskutuan për krijimin e kësaj organizate. Në fund, 35 subjekte nënshkruan krijimin e këtij organizimi, i cili do të mbrojë interesat legjitime të operatorëve të këtij sektori.

Nisma për krijimin e Shoqatës së E-commerc-it Shqiptar u ndërmor nga një grupim kompanish shqiptare, të kryesuar nga Valer Pinder, CEO i “Aladini Trade Partner”, Zyra e Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim (GIZ) dhe ABSL Albania.

Pinderi parashtroi situatën e tregtisë online në Shqipëri, ecurinë ndër vite, rritjen e saj, sidomos pas fillimit të pandemisë në vitin 2020 dhe sfidat që shfaqen si pasojë e informalitetit në shitjet online. 

“Ky treg shfaq mundësi të jashtëzakonshme për të gjithë kompanitë që duan të punojnë online, por e vetmja zgjidhje është formalizimi i tij, bashkëpunimi me operatorët e tregut si institucionet financiare, subjektet që operojnë në sektorët logjistikë, teknologji dhe dialogu me institucionet politikëbërëse në Shqipëri”, – tha Pinderi. 

Sipas tij, çdo ditë shpërndahen 17 000 – 20 000 pako nga kompanitë postare drejt klientëve, ku më pak se 30% u përkasin kompanive që operojnë ligjërisht në treg. Sfida më e madhe mbetet formalizimi i tregut, hapja ndaj tregjeve globale dhe zhvillimi i këtij sektori sipas standardeve profesionale.

Përfaqësuesit në këtë takim dhanë ide dhe propozime për ngritjen dhe funksionimin e kësaj organizate. Mes tyre u propozua që kompanitë anëtare të shoqatës të pajisen me një certifikatë sigurie për të rritur besueshmërinë në treg si dhe u diskutua ngritja e një fondi garancie për klientët. Në fund u vendos për ngritjen e një Bordi Këshillimor me pjesëmarrjen e organizatave dhe institucioneve financiare kombëtare dhe ndërkombëtare, të ekspertëve të fushave që lidhen me tregtinë elektronike dhe partnerë të tjerë që lidhen me këtë sektor.

Më parë Ministria e Financave ka thirrur në një takim të gjithë përfaqësuesit e kompanive që tregtojnë online dhe ka kërkuar prej tyre propozime për përmirësimin e kuadrit ligjor – rregullativ si dhe ndërmarrjen e hapave të përbashkët në luftën kundër evazionit fiskal dhe mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve në Shqipëri.

Artikulli u publikua më parë në faqen 26 të numrit 28 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë digjitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 28 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0