E ardhmja e ekosistemit të inovacionit në Shqipëri, është tani! - Business Magazine Albania

E ardhmja e ekosistemit të inovacionit në Shqipëri, është tani!

“Albania Future Now”, fushata që ka për qëllim promovimin, në tregun lokal e ndërkombëtar, të ekosistemit në Shqipëri, nismë kjo e EU4Innovation, që zbatohet nga GIZ në Shqipëri, në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, u lançua sot në Tiranë, në samitin për inovacionin dhe teknologjinë në Shqipëri, ACT NOW 2025”, në prezencë të liderve globalë të teknologjisë, politikbërës, investitorëve dhe startup-e.

Nëse deri në vitet 2008-2010, ekosistemi i inovacionit në Shqipëri ishte pothuajse inekzistent, një shkretëtirë ku kishte pak ose aspak jetë, e ku megjithatë disa individë të guximshëm e largpamës, nxitur nga talenti dhe nevojat ekonomike, hapën mendjet dhe dyert drejt ideve inovative, transformimet e mëdha nisën të ndikojnë ndjeshëm përgjatë dekadës së fundit.

Falë pasionit dhe angazhimit të aktorëve lokalë dhe ndërkombëtarë, falë mbështetjes së infrastrukturës digjitale në zhvillim si dhe vizionit strategjik të qeverisë shqiptare, sot ekosistemi në Shqipëri po përjeton një epokë të re.

Lexo edhe:Fortune: Mira Murati ndër 50 gratë më të fuqishme në botë

Sot është momenti që bota të fillojë të shohë atë çfarë ofron Shqipëria në këtë drejtim. Ky është edhe qëllimi i fushatës “Albania future now”, që së bashku me partnerët (start-upe, institucione qeveritare, organizata që punojnë në këtë drejtim, akademikë, anëtarë të ekosistemit) të promovojë ekosistemin lokalisht dhe ndërkombëtarisht, duke identifikuar qartë shtyllat mbi të cilat mbështetet zhvillimi i inovacionit në Shqipëri.

Ndryshe nga ekosistemet e vendeve më të mëdha, Shqipëria ofron një terren me kosto të ulëta operacionale, ka një ekosistem vibrant, të etur për elaborimin e ideve inovatore dhe me aktorë, sidomos të rinj, tërësisht të aftë, kërkues e insistues për t’u aftësuar me shpejtësi, për t’iu përgjigjur kërkesave dhe nevojave që ka sot tregu gobal. Sot ekosistemi në Shqipëri mbështetet nga nisma të vazhdueshme, konkrete të qeverisë. Favorizohet nga pozicioni gjeografik ideal, rajonal e europian, që ka vendi ynë, i bekuar gjithashtu nga atraksionet, bukuritë natyrore dhe nga trashëgimia e vyer historike e kulturore, që tërheqin jo vetëm turistët por dhe nomadët digjital të jetojnë gjatë këtu mes nesh, e madje të bëhen dhe brand ambasadorë të vendit tonë.

Shqipëria nuk ka pasur një moment më të mirë, për t’u zhvilluar në inovacion, se ky tani. Tani është momenti që Europa dhe bota të njohë skenën shqiptare të startup-eve dhe inovacionit. Një skenë që po rritet me shpejtësi. Me qendra teknologjie që lulëzojnë dhe dëshira të guximshme që shndërrohen në histori suksesi.

Fushata e “Albania Future Now” e EU4Innovation dhe MEKI-it, përcjell mesazhet se Shqipëria është evropiane në mendësi, në kulturë, në gjeografi. Është një portë strategjike drejt tregjeve të BE-së dhe botës. Me qendra teknologjie që lulëzojnë dhe dëshira të guximshme që shndërrohen në histori suksesi. Shqipëria ka një fuqi punëtore të globalizuar, me etikë të fortë pune, gati për të bashkëpunuar me vizionarë të tjerë. Shqipëria është një vend me potencial të paeksploruar, që po pret guximtarët për të ndërtuar, të mençurit për të investuar, ëndërrimtarët për të krijuar.

“Nëse je një sipërmarrës vendas apo ndërkombëtar, investitor i huaj apo shqiptar, nomad digjital apo thjesht një njeri me ide të reja, koha është TANI, vendi është Shqipëria”- ky është mesazhi, kjo është thirrja e #Albania Future Now!

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0