73 ide për biznese të vogla për të nisur në vitin 2026 - Business Magazine Albania

73 ide për biznese të vogla për të nisur në vitin 2026

Shumë njerëz ëndërrojnë të nisin biznesin e tyre. Të drejtosh një sipërmarrje nga shtëpia, garazhi apo në lëvizje do të thotë të kesh më shumë kontroll mbi synimet profesionale, të vendosësh objektiva financiare më ambicioze dhe të arrish një ekuilibër më të mirë mes punës dhe jetës personale.

Por, nëse je gati të nisësh një biznes dhe ende nuk e di çfarë shërbimi të ofrosh, je në vendin e duhur. Më poshtë gjendet një përmbledhje e 73 ideve për biznese të vogla, nga shërbimet financiare te puna fizike dhe shërbimet kreative, për të të ndihmuar të ndërtosh një drejtim të qartë.

Shërbime financiare dhe biznesi

  • Shërbime kontabiliteti dhe tatimore
  • Konsulencë biznesi
  • Planifikim dhe këshillim financiar
  • Blerja e një franchise
  • Shërbime noteriale

Biznese me punë fizike

  • Ndërtim i përgjithshëm
  • Mirëmbajtje kopshtesh
  • Lyerje shtëpish (brenda dhe jashtë)
  • Punime druri (zdrukthtari)
  • Punime elektrike
  • Shërbime zhvendosjeje (transport mobiljesh)

Punë kreative

  • Shkrim dhe redaktim me kontratë (freelance)
  • Dizajn grafik
  • Zhvillim faqesh interneti (web development)
  • Agjenci marketingu ose marrëdhëniesh me publikun (PR)
  • Fotografi
  • Videografi
  • Montazh/redaktim audio
  • Menaxhim i rrjeteve sociale
  • Art (krijimtari artistike)
  • Mësime muzike
  • Hapje e një kanali në YouTube
  • Krijim i një kursi online
  • Shkrim i një libri elektronik (e-book)
  • Krijues për TikTok
  • Krijim UGC për brende (përmbajtje nga përdoruesit)
  • Investim në domaine
  • Podcasting

Riparime dhe mirëmbajtje

  • Servis mekanik
  • Riparim pajisjesh shtëpiake
  • Riparim biçikletash
  • Pastrim anijesh/varkash
  • Pastrim dhe detajim automjetesh
  • Riparim pajisjesh elektronike
  • Restaurim mobiliesh dhe tapiceri
  • Pastrim qilimash
  • Punim dhe riparim bizhuterish
  • Pronë dhe pasuri të paluajtshme
  • Ndërmjetësim imobiliar (agjent imobiliar)
  • Menaxhim pronash
  • Shërbim pastrimi
  • Organizim profesional (organizim hapësirash)
  • Inspektim banesash
  • Audit energjie për banesa
  • Dekorim dhe dizajn i brendshëm

Lexo edhe: A do të jetë Japonia lideri i ardhshëm global në Inteligjencën Artificiale?

Planifikim, trajnim dhe coaching

  • Organizim eventesh
  • Organizim dasmash
  • Planifikim pushimesh/udhëtimesh
  • Trajnim privat (coaching sportiv)
  • Trajner personal (fitness)
  • Këshillim ushqimor
  • Coaching jete
  • Coaching karriere
  • Mësimdhënie private (tutoring)
  • Biznes anëtarësimi me pagesë (membership)

Mikpritje dhe ushqim

  • Shef privat
  • B&B / Airbnb
  • Catering
  • Food truck
  • Birrari

Ide të tjera për biznese të vogla

  • Shëtitje qensh (dog walking)
  • Kujdes/akomodim për kafshë (pet sitting/boarding)
  • Larje dhe grooming për kafshë
  • Çerdhe në shtëpi (at-home daycare)
  • Përgatitje shportash dhuratash
  • Parukeri / berber
  • Teknik/e thonjsh (manikyr/pedikyr)
  • Terapist/e masazhi
  • Depo/magazinim (storage)
  • Shërbim privat me makinë / shofer (ride-sharing)
  • Rishitje online (online reselling)
  • Përkthim dhe interpretim
  • Affiliate marketing
  • Dropshipping

Disa prej këtyre bizneseve janë të përshtatshme për mbarë botën, e disa vetëm për shtete specifike, por e rëndësishmja është që të ndërmerrni një hap të ri SOT!

entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0