Pagesat e TATIMEVE për biznesin e vogël: Çfarë duhet të dini para 20 Janarit 2026 - Business Magazine Albania

Pagesat e TATIMEVE për biznesin e vogël: Çfarë duhet të dini para 20 Janarit 2026

Me afrimin e afatit të 20 janarit 2026 për kryerjen e pagesave të taksave dhe detyrimeve financiare, nevoja për zgjidhje të thjeshta, të sigurta dhe të kuptueshme bëhet edhe më e rëndësishme për qytetarët dhe bizneset. Në këtë kontekst, pikat fizike EasyPay në të gjithë vendin vazhdojnë të luajnë një rol kyç në menaxhimin e përditshëm të financave, veçanërisht për ata që kërkojnë orientim dhe asistencë të drejtpërdrejtë. 

Me mbi 580 pika në të gjithë Shqipërinë, EasyPay ofron një model shërbimi që shkon përtej pagesës si veprim financiar. Çdo pikë funksionon si një hapësirë ku përdoruesit mund të informohen, të kuptojnë detyrimet e tyre dhe t’i përmbushin ato në kohë, duke shmangur vonesat dhe penalitetet. Ky model është veçanërisht i rëndësishëm në një treg ku edukimi financiar dhe qartësia mbi procedurat mbeten ende sfida për shumë individë dhe biznese.

Agjenti EasyPay si këshillues financiar

Në qendër të këtij shërbimi qëndron agjenti EasyPay, i cili nuk shërben vetëm si sportelist për pagesën, por si një pikë reference për orientim financiar, vecanërisht për ata që informacionin nuk e kanë të plotë apo nuk e kuptojnë saktësisht. Agjenti ndihmon përdoruesit të kuptojnë se cilat pagesa duhet të kryhen, cilat janë afatet ligjore dhe si të menaxhohen më mirë detyrimet mujore dhe ato vjetore.

Për shembull, një biznes i vogël familjar, si një dyqan lagjeje apo një shërbim artizanal, shpesh nuk ka departament finance apo kontabilitet të dedikuar. Në këto raste, pagesat ndaj institucioneve shtetërore si sigurimet shoqërore, tatimi në burim, TVSH-ja apo taksat vendore, mund të duken të ndërlikuara. Përmes një pike EasyPay, pronari i biznesit merr shërbim të drejtpërdrejtë nga agjenti, i cili e udhëzon hap pas hapi për pagesat që duhet të kryhen, duke i centralizuar ato në një vend të vetëm dhe duke ulur stresin e menaxhimit të detyrimeve mujore.

Ky model shërbimi e bën EasyPay një partner praktik për bizneset e vogla dhe të mesme, të cilat kanë nevojë për zgjidhje të shpejta, të sigurta dhe të kuptueshme, pa kosto shtesë dhe pa procedura të komplikuara!

Lexoe dhe: Perspektivat e ekonomive më të mëdha të botës për vitin 2026

Një pikë e vetme për qytetarë, studentë dhe biznese

Përmes pikave fizike EasyPay, individët dhe drejtuesit e bizneseve mund të kryejnë pagesa për mbi 100 shërbime, duke përfshirë pagesa faturash, transferta parash, si dhe pagesa ndaj institucioneve publike. Studentët dhe familjet e tyre mund të kryejnë pagesa për tarifat e universiteteve, listat e notave apo ekuivalentimin e diplomave, me asistencë të drejtpërdrejtë nga agjentët, duke shmangur pasiguritë apo gabimet procedurale.

Në të njëjtën kohë, bizneset mund të kryejnë pagesat ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Thesarit të Shtetit, përfshirë sigurimet shoqërore, tatimet kryesore, certifikatat e fiskalizimit, nënshkrimin elektronik dhe taksat vendore. Të gjitha këto shërbime realizohen në një pikë të vetme, duke kursyer kohë dhe duke rritur përputhshmërinë me afatet ligjore.

Me afatin e 20 janarit 2026 në prag, EasyPay fton qytetarët, studentët dhe bizneset të drejtohen në një nga pikat fizike për të kryer pagesat në kohë dhe me mbështetje profesionale. Në një mjedis financiar gjithnjë e më kompleks, roli i pikave EasyPay mbetet thelbësor për ta kthyer përgjegjësinë financiare në një proces të thjeshtë, të kuptueshëm dhe të përditshëm!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0