Dy pulari në karantinë. Ministria e Bujqësisë: nuk transmetohet tek njerëzit - Business Magazine Albania

Dy pulari në karantinë. Ministria e Bujqësisë: nuk transmetohet tek njerëzit

Industria e prodhimit të vezëve dhe pulave është prekur nga një sëmundje që ka shkaktuar ngordhjen e rreth 200 mijë shpendëve. Ministria e Bujqësisë ka njoftuar se Instituti Veterinar analizoi mostrat e marra dhe rezulton se ato janë prekur nga sëmundja e Laringotrakeitit Infektiv. Ministria vëren se kjo është një sëmundje që prek kryesisht shpendët dhe nuk transmetohet te njerëzit dhe as përmes produkteve ushqimore nga shpendët, ndaj nuk përbën rrezik për shëndetin publik.

Ministria thekson se, “Sigurojmë konsumatorët se deri më tani nuk ka asnjë rast ku të jetë shfaqur influencë aviare (gripi i shpendëve)”.

Dy pularitë e prekura kanë njoftuar Sektorin e Shërbimit Veterinar të Qarkut të Durrësit në Drejtorinë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve për procedurat që kanë ndjekur. Këto dy sipërmarrje u vendosën në karantinë deri në daljen e rezultateve laboratorike.

Lexo: Ndryshimi klimatik/ 100 miliardë dollarë dëme kanë shkaktuar fatkeqësitë natyrore në 2021

Në njoftim specifikohet se në subjektet e tjera shpendërritëse për vezë e mish, në të gjithë territorin e vendit, janë marrë masa të menjëhershme për parandalimin e përhapjes së sëmundjes dhe deri më tani nuk është raportuar asnjë rast.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0