Dy aftësitë më të nënvlerësuara që do t'ju ndihmojnë të punësoheni, sipas një CEO-je që ka intervistuar mijëra kandidatë - Business Magazine Albania

Dy aftësitë më të nënvlerësuara që do t’ju ndihmojnë të punësoheni, sipas një CEO-je që ka intervistuar mijëra kandidatë

Dy aftësitë më të nënvlerësuara që do t'ju ndihmojnë të punësoheni, sipas një CEO-je që ka intervistuar mijëra kandidatë

Adriane Schwager ka intervistuar mijëra njerëz gjatë karrierës së saj 20-vjeçare në rekrutim — dhe ka punësuar qindra prej tyre. Gjetja e njerëzve të duhur për ekipin e saj është bërë edhe më e rëndësishme tani që ajo është CEO dhe bashkëthemeluese e GrowthAssistant, një platformë rekrutimi që përdor talente globale për të plotësuar pozicionet.

Me eksperiencën e saj ndër vite ajo ka krijuar udhëzuesin e saj për të rekrutuar “yjet” e duhur deri në detaje. Së fundmi, ajo ka postuar  në X (ish-Twitter), ku shpjegon se si arrin të dallojë atë që e quan një “punësim 10 nga 10”. Në postimin e saj, Schwager thotë se punonjësit e nivelit të lartë kanë “aftësi shumë të larta vetë-menaxhimi”, janë të aftë të mbulojnë disa role njëkohësisht dhe demonstrojnë ekspertizë në fushën e tyre, ndër të tjera.

Por, ajo përmend se dy cilësi specifike janë “të nënvlerësuara” dhe e ndihmojnë atë të përcaktojë nëse po punëson personin e duhur: aftësia për të gjetur zgjidhje dhe proaktiviteti.

“Ato janë të ndërlidhura, por paksa të ndryshme,” thotë Schwager për CNBC Make It.

Për të vlerësuar proaktivitetin, Schwager u kërkon kandidatëve të japin shembuj se si kanë zgjidhur një problem që nuk iu ishte kërkuar ta zgjidhnin.

Në të njëjtën kohë, ajo vlerëson njerëzit që mund të jenë të aftë të gjejnë zgjidhje për të ndihmuar në rritjen e startup-it të saj me fonde dhe staf të kufizuar. “Më duhet të di që keni gjetur zgjidhje për probleme, që nuk kërkojnë para,” thotë ajo. “Më duhet të shoh një mjedis ku keni qenë të kufizuar me burime në mënyrë që të di që keni atë aftësi mendimi — atë mjet në ‘kutinë tuaj të veglave’.”

Punonjësit në fillim të karrierës, me pak përvojë, mund të gjejnë mënyra kreative për të shfaqur këto aftësi në një intervistë, thotë Schwager.

Lexo edhe: Bill Gates tregon strategjinë që përdori për të rritur Microsoft-in: “E përqendrova jetën time vetëm në një punë”

Konsideroni çdo praktikë dhe metodë punë që keni ndjekur në punët tuaja të mëparshme. Ndoshta nuk ishit konsideruar për një projekt më të madh, por në vend që të qëndronit pasiv, ju morët iniciativën për t’iu ofruar menaxherit tuaj me një ide, dhe kërkesë dhe morët përgjegjësinë për një kontribut sado modest. “Kjo më tregon cilësinë e proaktivitetit,” thotë Schwager.

Ju gjithashtu mund të diskutoni edhe për aftësitë që keni mësuar në një punë me kohë të pjesshme gjatë shkollës së mesme ose universitetit. Schwager kohët e fundit intervistoi një kandidat praktikant dhe e pyeti për një rast kur kishte qenë e nevojshme të shfaqte zotësinë e tij.

Kandidati po punonte për Papa John’s duke bërë dërgesa në Çikago kur makina e tij u prish. Duke ditur që duhet të dorëzonte picën brenda një afati të caktuar, ai mori një biçikletë me qira për të përfunduar rrugën e tij “dhe e dorëzoi picën me dy minuta para skadimit të afatit,” thotë Schwager. “Kjo tregon aftësi për të gjetur zgjidhje dhe përkushtim për të përfunduar punën.”

 

cnbcc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0