Dronët ju sjellin pakot në shtëpi. Prisni vetëm pak muaj - Business Magazine Albania

Dronët ju sjellin pakot në shtëpi. Prisni vetëm pak muaj


Pas pak muajsh pakot e “Amazon” do t’u mbërrijnë klientëve në banesa përmes dronëve të telekomanduar.

Gjiganti i blerjeve “online” nuk ka saktësuar kur do të nisë shpërndarje, por thekson se dronët e rinj, të cilët përdorin vizionin kompjuterik mund të pikasin apo evitojnë njerëzit apo edhe telat e rrobave në kopshte, kur ata të ulen.

Jeff Ëilke, që mbikëqyr rrjetin e tregtisë së “Amazon” tha se, dronët janë tërësisht elektrikë dhe mund të fluturojnë në distanca deri në 24 kilometra për 30 minuta. Pesha e pagove të tyre mund të arrijë deri në 2.3 kg.

“Amazon” po punon prej vitesh për këtë formë shpërndarje. Në fund të vitit 2013, presidenti dhe themeluesi i “Amazon”, Jeff Bezos tha se dronët do të fluturonin drejt shtëpive të porositësve brenda 5 vitesh. Por, për shkak të problemeve me rregulloret ky afat u tejkalua.

Lidhur me rregullimin e fluturimeve administrata Federale e Aviacionit ende nuk ka bërë komente. Dy muaj më parë. një nëndegë e gjigantit të kërkimeve “Google” mori miratimin e administratës për të bërë shpërndarje me dronë në disa pjesë të Virginias.

The Verge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0