Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se sipas parashikimeve shpresohet që pandemia e koronavirusit të marrë fund brenda dy viteve. ‘’Ditët e sotme virusi mund të përhapet me shpejtësi, por në të njëjtën kohë ne kemi teknologjinë dhe njohuritë për ta ndaluar atë. Pandemia e gripit spanjoll të vitit 1918 deshi dy vjet për t’u zhdukur’’.

Më shumë se 22.81 milion njerëz janë raportuar se janë infektuar nga koronavirusi globalisht dhe 793,382 kanë vdekur, sipas një raporti të Reuters. Ndërsa disa vende kanë arritur të parandalojnë transmetimin e Covid-19, Dr Tedros paralajmëroi se “përparimi nuk do të thotë fitore”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto