Drejtimi i njerëzve do të thotë të kesh vetëm “çelësat e kashtës” në dorë?

Drejtimi i njerëzve do të thotë të kesh vetëm “çelësat e kashtës” në dorë?

çelësat e kashtës

Mikeshë apo mik!

A të thotë diçka shprehja: “shpeshherë, kushdo që drejton njerëzit ka në dorë SHUMË dhe pothuajse asgjë (“ÇELËSAT E KASHTËS”)?

SHUMË = përgjegjësi për t’ia dalë mbanë situatave të vështira, për të pushuar njerëzit nga puna, për të motivuar ata që mbeten, për të ndërtuar një kulturë pune kur gjithçka duket sikur është duke shkuar keq.

“ÇELËSAT E KASHTËS” = asnjë fuqi në vendimarrje sidomos gjatë krizave, për mbajtjen e njerëzve ne punë; asnjë ndikim gjatë përmirësimit të proceseve bazike të punës (ku drejtojnë “ata që prodhojnë dhe sjellin të ardhura në kompani” si psh prodhimi, shitja etj), kur ndërhyrjet për mbajtjen apo heqjen e disa punonjësve janë të palidhura me meritokracinë e tyre, etj.

Duke u gjendur midis SHUMË dhe ASGJË në drejtimin e njerëzve/burimeve njerëzore, dëmi që vjen tek drejtuesit e biznesit, departamentet, startup-et etj është djegia emocionale = sfilitje nervore, ulje produktiviteti, të mos shijuarit e jetës, mërzitje, shpeshherë e pakuptimtë pse ndodh.

Pikërisht për këto do të flasë trajnere, Elida Motro-Iljazi, në seminarin e këtij muaji, ditën e enjte datë 18, ora 10-14 (plus 4 orë në javët e ardhshme coaching sessions me Elidën për adresimin e këtij problemi në vendin e punës apo në jetën e çdo pjesëmarrësi).

Klikoni këtu për tu regjistruar.

Shënim 1: Mund të  bashkoheni në datë 26 qershor në një aktivitet “fun and business dates” me klientët-miq të EMI-CC.

Shënim 2: Në datë 27 qershor vjen seminari ACT me temën “Marrëdhëniet me klientët”, me sipërmarrës të rinj e free-lancers.

Në të dyja këto trajnime, do të vini në kontakt me një rrjet aktiv të njerëzve të suksesshëm, nga tregu i punës në Shqipëri (pasuria jonë kombëtare) dhe në botë.

Shënim 3: Ndiqni falas podcast-in, ku gjeni intervista e këshilla praktike për punën në industrinë apo sektorin ku ju jeni apo aspironi te jeni.

Shënim 4: Regjistrohu për një intervistë falas me stafin e EMI-CC në webpage-n EMI-CC.

EMI-CC mund ta gjeni gjithashtu në:

Instagram: EMI-CC COACHING & CONSULTING

Facebook: EMI-Coaching and Consulting

Youtube: EMI-Coaching and Consulting

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0