Dizajneri shqiptar, Agi Haxhimurati shpërblehet me çmim në Paris - Business Magazine Albania

Dizajneri shqiptar, Agi Haxhimurati shpërblehet me çmim në Paris


Agi Haxhimurati, dizajneri shqiptar ka fituar çmimin ndërkombëtar “DESIGN AND DESIGN” në Paris dhe puna e tij do të botohet edhe në “Librin e vitit 2016”.

Design and Design, International Design Awards në Paris është themeluar nga dizajneri i mirënjohur Marc Praquin në vitin 2008.

Është një çmim që jepet për dizajnerët më të mirë gjatë vitit. Të gjithë dizajnerët nga mbarë bota mund të aplikojnë dhe pastaj përzgjidhen si DESIGN OF THE DAY, me pas dizajnet e tyre botohet edhe në librin vjetor BOOK OF THE YEAR, VOLUME NINE – libër ky i cili përmbledh dizajnet më të mira në botë gjatë një viti të caktuar, si në këtë rast që do jetë për vitin 2016.

Çmimi është dhënë në kategorinë e ‘Product or packaging design’ dhe ky çmim padyshim që është mirëpritur nga dizajneri Agi Haxhimurati i cili u shpreh i lumtur për këtë vlerësim ndërkombëtar.

“Pas publikimeve të punëve të mia në këto dy vitet e fundit në disa shtete të botës si Irlandë (Dublin), Izrael, Berlin, Turqi, Itali e disa vende të tjera, ishte i mirëseardhur edhe një çmim ndërkombëtar që është një vlerë shtesë për mua në karrierë në vitet që jam”, ka thënë Agi Haxhimurati për KultPlus.

Puna për të cilën është vlerësuar dizajneri është bërë për Aroma Therapy, një kompani në Tiranë për krem/vajra bio, ku dizajneri e ka branduar komplet si kompani dhe është përkujdesur edhe për dizajnimet e paketimeve të tyre ku kjo u shpërblye me këtë çmim. Dizajneri Agi Haxhimurati ka treguar që në muajin janar do të vijë edhe libri i printuar ku është edhe çmimi.

dizajneri-shqiptar-agi-haxhimurati-shperblehet-me-cmim-ne-paris-business-mag

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Burimi: KultPlus.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0