Disney? - Vendi më i lumtur për ëndërrat e sipërmarrësve - Business Magazine Albania

Disney? – Vendi më i lumtur për ëndërrat e sipërmarrësve


Nuk janë vetëm 5 vjeçarët të cilët e kanë Disney-n e famshëm në ëndërrat e tyre. Në 2014, Techstars, një ekosistem global i cili fuqizon sipërmarrësit të sjellin teknologji të reja sa herë zgjedhin të ngrejnë një biznes, bashkëpunoi me The Walt Disney Company për të krijuar të parin program të quajtur Disney Accelerator. Viti i dytë i 13-javëshit të ndjekur nga ky inkubator  biznesi me bazë në Los Angeles, filloi këtë muaj. 

Për sipërmarrësit e frymëzuar, me vizione për suksesin në media dhe argëtim, programi ofron një përrallë të ditëve të sotme moderne: 120,000 dollarë për ekipin fitues, mentorship dhe një ditë për ushtruar praktikë në muajin tetor me investitorë potencialë, kështu që themeluesit e kompanive të mund të krijojnë kompani të përqëndruara në produkte dhe shërbime të ndryshme si objekte të ndërlidhura, lojëra mobile dhe sisteme virtuale. Pjesë e programit është edhe Codarica e cila mëson fëmijët si të kodojnë si dhe Sidelines, kompania e njohur  në fushën e marketingut.

Drejtori i Techstars, Cody Simms hedh pak dritë mbi atë që mund të quhet accelerator-i më i lumtur mbi këtë tokë.

Kush ishte forca shtytëse për realizimin e kombinimit Techstars/Disney?

Disney e afroi Techstars për të vendosur një bashkëpunim për Disney Accelerator sepse Disney besonte se kishte eksperiencën e duhur në krijimin e accelator në fushën e industrisë. Ishte e qartë pas bisedimeve me Disney nën aspektin e vizionit të kësaj të fundit se së bashku ne mund të krijonim një program të fuqishëm që do ti ndihmonte sipërmarrësit të ecnin përpara me bizneset e tyre.

Përse ky sektor ka nevojë për një accelator të dedikueshëm?

Kjo është një periudhë jashtëzakonisht emocionuese në botën e medias dhe argëtimit. Teknologjia vazhdon të luajë një rol qëndror në faktin se si media po krijohet, konsumohet dhe shpërndahet. Nga rrjetet sociale që ofrojnë së bashku platforma të reja shpërndarëse tek kudogjendja e aparaturave mobile, përmbajtja po bëhet gjithnjë e më shumë e konsumueshme në mënyrë direkte.
Jashtë përmbajtjes, ka ndryshime të mëdha nën det: për të përmendur disa, realiteti virtual, lodra të ndërlidhura dhe objekte që i vëmë në trup. Të gjitha përfaqësojnë një mundësi të madhe për ekosistemin e medias dhe argëtimit: për konsumatorët që duan përmbajtje, për sipërmarrësit që janë në kërkim të modeleve të reja të biznesit dhe produkteve dhe për rrëfimtarët të cilët kanë rrugë të reja kreative në dizpocion.

Si do ta ndihmojë ky bashkëpunim një kandidat për të dalë në pah?

Pikë së pari, ne po kërkojmë ekipe të mëdha me ide të forta dhe një aftësi të qartë për të zbatuar. Pastaj, ne po kërkojmë kopani me ide vërtet transformuese që mund të kenë një ndikim të madh mbi industritë e medias dhe argëtimit.

Çfarë burimesh gjenden për ekipet që fitojnë?

Kompanitë e ftuara për të marrë pjesë në Disney Accelerator kanë aksesin për të përfituar mentorship nga drejtuesit ekzekutivë të Disney, konkretisht CEO, Bob Iger dhe stafi i tij, gjithashtu nga sipërmarrësit me përvojë, investitorët dhe drejtues të tjerë ekzekutivë nga komunitetet e argëtimit dhe teknologjisë.
Gjithashtu, të gjithë pjesëmarrësit përfitojnë nga anëtarësimi në një rrjet prej 5,000 mentors, investitorësh, partnerë e të tjerë. Ky program ofron vend për të punuar dhe çdo kompanie i ofrohet një kapital investues prej $120,000 për të ndihmuar në ecjen përpara të biznesit.

Për më shumë lidhur me këtë program, klikoni linkun më poshtë:

http://disneyaccelerator.com/

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0