5 këshilla për t’u stresuar më pak në punë gjatë sezonit të festave

Disa këshilla për t’u stresuar më pak në punë gjatë sezonit të festave


Ndoshta mund të keni një ditë pune të ngarkuar, të lodhshme dhe të vështirë. Pikërisht këto ndikojnë në gjendjen tuaj shpirtërore, apo në ndryshimet që mund t’ju karakterizojnë, apo edhe në produktivitetin tuaj.

Shtojuni fetave tuaja shkëmbimin e dhuratave dhe argëtimin. Është shumë i rëndësishëm për një ambient të ngrohtë në prag festash. Në këtë artikull do të lexoni disa këshilla se si të jeni më pak të stresuar në punë në këtë sezon festash.

Gjeni rrjedhën tuaj
Idetë tuaja janë të përsosura, koha po fluturon dhe jeni plotësisht të zhytur në punë. Largohuni nga puna për disa minuta. Bëni një shëtitje dhe dëgjoni me kufje muzikën tuaj të preferuar, apo meloditë më të bukura të këtyre festive. Kjo mund t’ju bëjë juve më stimulus si natyrë.

Bëj një planifikim të vakteve ditore
Ndonjëherë mund të ushqeheni edhe në orarin e punës, por kur jeni të ngarkuar dhe të stresuar ju mund të mos e shijoni këtë. Në fakt është e rëndësishme që të ushqeheni edhe kur jeni në punë, por më me shumë rëndësi është që të shmagni sheqernat. Ju mund të konsumoni ushqime të shëndetshme që merrni nga shtëpia, ose të frekuentoni restorantet që servirin gatime të shëndetshme.

Mundohuni të bëni pak pushime të shkurtra
Është mirë që herë pas here të shkëputeni nga ekrani i laptopit tuaj. Bëni një pushim mendor disa minutësh, pasi kjo do t’ju japë më shumë mundësi të përqëndroheni në një moment të dytë.  Këtë mini pushim mund ta shfrytëzoni për t’i hedhur pak ujë lules që mund të keni në zyrë, të mendoni për diçka të bukur apo edhe të shikoni një video të këndshme në monitorin tuaj të dytë.

Bëni ndonjë shëtitje

Shpesh secili ka nevojë për një shëtitje për t’u larguar nga monotonia e përditshme apo stresi i tepërt i punës. Shpesh kompanitë ofrojnë udhëtime për stafin e tyre dhe ju duhet të përfitoni nga kjo. Bëjeni atë udhëtim. Kjo do ju ndihmojë të pushoni dhe pse jo, të njihni kolegët tuaj jashtë zyrës.

Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0