Diaspora Flet: Konferenca që synon të forcojë urat e komunikimit të shqiptarëve në Botë   - Business Magazine Albania

Diaspora Flet: Konferenca që synon të forcojë urat e komunikimit të shqiptarëve në Botë  

Diaspora Flet

Diaspora Flet, samiti i diasporës online për këtë vit pritet të jetë një hap më tej për fuqizimin e rolit të diasporës në Shqipëri, e njëkohësisht në vendet ku shqiptarët po jetojnë e punojnë. Një komunitet shqiptar mbarëkombëtar vjen në këtë samit për të treguar potencialin e diasporës, rëndësinë e saj në zhvillim dhe mbi të gjitha për të forcuar urat e bashkëpunimit në të ardhmen, periudhë kur diaspora shqiptare do të jetë edhe më e mirëpozicionuar. Në zhvilluam një intervistë me Mark Kozmo, drejtues I Germin dhe konferencës Diaspora Flet.

Cila është tema kryesore e këtij eventi?

Konferenca e këtij viti është thurur rreth temës “GlobAL2020: Lidhu. Krijo. Bashkëpuno” që synon të eksplorojë mënyra në të cilat shqiptarët në të gjithë botën mund të ndikojnë pozitivisht dhe forcojnë bashkëpunimin ndërkombëtar, të kontribuojnë në rritjen e komuniteteve të diasporës dhe të bëjnë ndryshime domethënëse në jetën e atyre që jetojnë në vendet e origjinës. Duke u nisur nga koincidenca me vitin 2020, konferenca synon që të ofrojë një hapësirë për të reflektuar mbi angazhimin e diasporës shqiptare në 20 vitet e fundit dhe për të eksploruar dhe reflektuar mbi rolin e saj në 20 vitet e ardhshme.

Cilët do të jenë pjesmarrësit dhe folësit? 

Konferenca synon të lidhë profesionistë, biznese, komunitete, aktivistë dhe ekspertë nga diaspora nga e gjithë bota, por edhe vendet amë. Disa nga folësit kryesorë të konferencës do të jenë: Elvin Guri, investitor, sipërmarrës dhe filantrop shqiptar në Bullgari; Kingsley Aikins dhe Martin Russell, themelues të Institutit të Rrjetëzimit në Irlandë, të cilët sjellin përvojën irlandeze të angazhimit të diasporës dhe ekspertizën e këshillimit të mbi 30 vendeve në botë; Atifete Jahjaga, ish-presidente e Kosovës, e cila do të flasë për avokimin dhe diplomacinë për kauza shoqërore dhe imazhin shtetëror të Kosovës në botë; Ditmir Bushati, ish-ministër i jashtëm i Shqipërisë, i cili do të jetë pjesë e panelit ku do të flitet për rolin e diplomacisë publike dhe dixhitale duke përdorur kanalet e diasporës; Mark Gjonaj, anëtar i këshillit bashkiak të Nju Jorkut dhe aktivist i dasporës; dhe shumë folës tjerë.

Lexo: Diaspora Shqiptare themelon Fondacionin e Shqiptarëve Globalë

Cili është objektivi kryesor i “Diaspora Flet”?

Konferenca Diaspora Flet është ‘thirrëse’ e fuqishme për angazhimin e diasporës, e cila mbahet çdo dy vjet. Diaspora Flet 2020 mbështetet në suksesin e Diaspora Flet 2018, një konferencë ndërkombëtare mbi diasporën që bashkoi ligjvënës, zyrtarë qeveritarë dhe një grup të larmishëm me mbi 300 profesionistë shqiptarë, studiues, drejtues të komunitetit dhe përfaqësues të biznesit nga 24 vende. Pra, objektivi i konferencës është që të ofrojë një hapësirë ndërveprimi mes diasporës dhe vendeve amë për të shqyrtuar mundësitë e bashkëkrijimit të së ardhmës dhe zhvillimit të shteteve të origjinës.

Me çfarë do të shoqërohet më tej? Cilët do të jenë hapat që do të ndiqni pas “Diaspora Flet”

Diaspora Flet 2020 do të përmblidhet në një dokument përmbajtësor me rezultatet e secilit sesion dhe diskutim. Kjo ndjek shembullin e konferencës së 2018, e cila ka rezultuar në krijimin e një rrjeti prej 150 profesionistësh nga 7 sektorë të ndryshëm të cilët kanë kontribuar drejtpërdrejt në hartimin dhe përmirësimin e politikave në Kosovë dhe zhvillimin e kauzave në sektorë të ndryshëm (p.sh. legjislacionin për të drejtën e përfaqësimit / votës, politikat energjetike dhe mjedisore, politika sociale, ndërmarrjet shoqërore dhe filantropia).

Si e shikoni të ardhmen e diasporës në raport me Shqipërinë dhe vetë diasporën?

Diaspora Shqiptare ka potencial të jashtëzakonshëm si nga aspekti i burimeve financiare, po ashtu edhe burimeve njerëzore. E ardhmja e diasporës në raport me Shqipërinë do të jetë ajo e një komuniteti të gjerë e shumë divers, që do të angazhohet për të ndikuar jetën shoqërore, politike dhe ekonomike të vendit amë. Diaspora po ashtu do të jetë urë e parë lidhëse mes Shqipërisë dhe botës, dhe nëse kapitalizohet si duhet, do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin e shtetit shqiptar. Ndërkohë, Diaspora me kalimin e viteve do të jetë më e pjekur si komunitet jashtë vendit, duke u integruar mirë në shoqëritë pritëse dhe duke pasur ndikim brenda atyre shoqërive.

Si po ecin nismat tuaja aktuale në Diasporë- Shqipëri dhe çfarë nismash të tjera keni planifikuar?

Ne jemi duke zhvilluar disa nisma që futen në 5 kategori kryesore:

1) Avokimi dhe Diplomacia, ku përfshihet avokimi për të drejtat civile dhe politike të pjesëtarëve të diasporës në vendet amë; E drejta e votës nga jashtë dhe e drejta e përfaqësimit; zhvillimi i komponentës së diplomacisë publike dhe dixhitale;

2) Angazhimi i Profesionistëve të Diasporës, nismë që synon të zhvillojë migrimin qarkor apo kthimin e ‘trurit’ nga diaspora në vendet amë përmes angazhimit profesional afatshkurtër;

3) Filantropia, në bashkëpunim me Fondacionin Global Shqiptar (me seli në Boston, ShBA). Ne po mundohemi të krijojmë një mundësi për diasporën që përmes donacioneve të ndihmojë organizata lokale në vendet amë dhe kauza që synojnë të zgjidhin probleme shoqërore;

4) Tërheqja e Investimeve nga Diaspora – nismë që synon të prezantoj dhe promovoj nivelin lokal të vendeve amë si potencial i mirë për investime direkte nga jashtë/diaspora, dhe të ndërtoj besimin tek komuniteti i biznesit në diasporë për të investuar në atdhe;

5) Anagzhimi dhe Rrjetëzimi i të Rinjve Shqiptarë nëpër botë, kjo përmes nismave si Shkolla Sezonale të Diasporës, Programe të shkëmbimit mes vendeve amë dhe vendeve ku jeton diaspora, programe të vizitave kulturore në atdhe, etj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #26 - Korrik 2021

Ditët e nxehta të kësaj vere mund t’i freskoni me artikujt e revistës 26 të Businessmag. Një numër i pasur me artikuj rreth sipërmarrjeve në fusha të ndryshme, por edhe profileve interesante të sipërmarrësve. Që në kopertinë vini re dy djem që po çojnë përpara sipërmarrjen e ngirur nga prindërit. Një model për t’u ndjekur nga shumë sipërmarrje të tjera. Idetë e reja, nismat e reja në biznes sot janë më të rëndësishme se kurrë për të mundësuar suksesin.
Zhvillimet në disa tregje mund t’i gjeni në brendësi të revistës. Të tilla janë tregjet e real estate dhe ai i shërbimit postar.

Zhvillimet në fushën e teknologjisë këtë vit vijnë me 10 gjetjet më të rëndësishme teknologjike, të cilat janë orientuar shumë drejt zhvillimeve shëndetore.

Diaspora vjen me profilin e një sipërmarrëseje në fushën e stilimit dhe qepjes së veshjeve. Ornela ka arritur të hapë tre dyqane shërbimi, ku përshtaten brandet më të mëdha sipas nevojave të klientit.

Edukimi është një temë e prekur nga ne në këtë numër, pasi sfidat e edukimit në këtë vit pandemik kanë qenë të mëdha. Sjellim dy akademi me zhvillimet e tyre dhe qasjen ndaj edukimit gjatë pandemisë, si dhe mundësinë e edukimit të fëmijëve në format më të mira të mundshme.

Në brendë…

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0