Diaspora Shqiptare themelon Fondacionin e Shqiptarëve Globalë

Diaspora Shqiptare themelon Fondacionin e Shqiptarëve Globalë

Diaspora Shqiptare

Diaspora Shqiptare ka themeluar Fondacionin e Shqiptarëve Globalë (Global Albanians Foundation) – GAF. Ky fondacion synon të përmirësojë jetën e e fëmijëve, të rinjve dhe personave të prekur nga fatkeqësitë në trojet shqiptare. Për të mësuar më shumë rreth këtij projekti, ne zhvilluam një intervistë me themeluesin e fondacionit, z. Mark Kosmo.

Nëse vërejmë progresin e Shqipërisë në këto 30 vite do të konstatojmë se megjithë ulje ngritjet e mëdha, një aspekt shumë i rëndësishëm i këtij progresi, i cili nuk ka ndryshuar është marrëdhënia e vazhdueshme me disaporën. A ka ndryshuar diaspora ndër vite?

Diaspora ka ndryshuar shumë – është bërë më e aftë për të ndihmuar Shqipërinë pasi është e mirë arsimuar dhe më mirë financiarisht. Nuk është më ajo diasporë e 100 apo 30 apo 20 viteve më parë. Fillimisht problemet kanë qenë të njëjta për të gjithë emigrantët e sapoardhur, të mbijetuarit, punë të mira, blerja e një shtëpie, shkollimi i fëmijëve. Tashmë pjesa më e madhe e diasporës në SHBA është klasë e mesme sepse njerëzit kanë kohë që janë vendosur këtu. Shqiptarët punojnë shumë dhe Amerika është vendi i mundësive për njerëzit që punojnë shumë, ndaj shqiptarët këtu kanë ecur shumë përpara, ata kanë shtëpitë dhe bizneset e tyre tashmë. Njerëzit në diasporë kanë humbur besimin në dëshirën e politikë bërësve në Shqipëri, për të angazhuar vërtet diasporën, për të sjell ndryshime në vend.

Kjo vlen edhe për Kosovën dhe për trojet shqiptare?

Ndryshe nga diaspora e Shqipërisë, diaspora e Kosovës është në pozita më të mira. Diaspora e Kosovës është shumë herë më e organizuar dhe më serioze edhe në nivel institucional. Diaspora e Kosovës nuk është ndërprerë prej një periudhe 40 vjecare pasi një armik i përbashkët e bashkoi diasporën e Kosovës, ndryshe nga ajo e Shqipërisë. Për Shqipërinë është shumë më e vështirë të arrijë të angazhojë seriozisht diasporën. Megjithatë sot në shekullin e 21, kur të gjithë jemi të ndërlidhur duhet të shikojmë një diasporë Shqiptare nga shtete të ndryshme dhe jo disa diaspora të ndryshme Shqiptare.

A ka qenë diaspora aty vazhdimisht me lobimin e saj, me mbështetje financiare, me ide dhe me njerëz?

Diaspora ka qënë vazhdimisht aty, por jo e mirë organizuar. Nuk ka një institucion global dhe të fuqishëm. Në Amerikë ka qenë shumë efektive prej viteve 1997-2012 Këshilli Nacional Shqiptaro-Amerikan, por tashmë nuk ekziston më një organizatë, që të mbrojë të drejtat e shqiptarëve në Amerikë dhe kjo përbën një problem që duhet zgjidhur.

Do të flasim për një projekt, i cili vjen nga diaspora dhe që synon të përmirësojë jetën e fëmijëve, të rinjve dhe personave të prekur nga fatkeqësitë në trojet shqiptare. Si lindi ideja për të krijuar Fondacionin Global Shqiptarët?

Ideja jonë është të ndihmojmë organizatat jo fitimprurëse të financojnë më mirë aktivitetet e tyre, duke përdorur filantropinë e diasporës. Kemi tre lloj fondesh- një për fëmijët, një për gratë dhe një për njerëzit me aftësi të kufizuara. Deri më tani, mbledhja e fondeve nuk ka qenë mjaft efikase, ndaj duhet më shumë punë në mënyrë që të ndihmojmë vërtet njerëzit në nevojë, në këto tre grupe.

Së shpejti në Shqipëri do të ndihmojmë me lehtësimin e problemeve, që kanë ardhur nga tërmeti i Nëntorit 2019 dhe nga gjendja e krijuar nga pandemia COVID-19.

Lexoni: Mësonjëtorja Virtuale ofron mësim falas për nxënësit e diasporës shqiptare

Në lidhje me problemet e tërmetit kemi arritur të mbledhim nje fond prej 220.000 $, por duhet thënë që jemi ende në fillimet e punës tonë pasi nuk kemi arritur një stabilitet financiar. Këto fonde deri më tani janë siguruar nga donatorë të vegjël dhe nuk ka ende një mbështetes kryesor.

Kohë më parë keni punuar për Shqipërinë ndërkohë tani punoni për Shqipërinë nga larg. Ku mendoni se puna juaj është më efektive, në Shqipëri apo në Amerikë? 

Mendoj që është e vështirë të punosh me shqiptarët, pavarësisht vendit se ku ndodhesh. Nuk mund të them që një periudhë ka qënë më efektive se tjetra pasi janë të ndërlidhura. Mendoj që përvoja nga njëra anë e botës ndihmon të jesh më efektiv nga ana tjetër.

Paratë e diasporës kanë dhënë një ndihmë të madhe këto 30 vite, por a mund të themi se kjo mbështetje e madhe është kthyer në një burim zhvillimi në vendin tonë? 

Shqipëria është shumë më mirë ekonomikisht sesa 20-30 vite më parë dhe remitancat kanë luajtur një rol të rëndësishëm. Por vlera kryesore e diasporës nuk janë paratë e dërguara, por përvoja dhe eksperienca profesionale dhe politikëbërësit duhet të gjejnë një mënyrë efektive për ta përdorur këtë potencial .

Sa e strukturuar ka qenë ndihma e diasporës gjatë këtyre 30 viteve?

Mendoj që diaspora nuk është e mirë organizuar për menaxhim dhe punë institucionale dhe, mendoj që në vitet në vazhdim kjo duhet të ndryshojë.

A mendoni se ekzistojne stimujt e nevojshëm që diaspora të investojë dhe rrjedhimisht të jetë edhe më e angazhuar në zhvillimin e vendit?

Mendoj që ka më shumë rëndësi nëse një shqiptar në Diasporë me lidhje të forta të arrijë të sjellë një investitor të huaj, i cili të mund të investojë një shumë prej 10 milionë dollarësh, por kjo më duket e vështirë tani me situatën politike që po kalon vendi. Ndaj vlera kryesore e diasporës është përvoja dhe lidhjet e saj dhe jo paratë e saj. Paratë janë të rëndësishme dhe diaspora duhet të dhurojë dhe investojë aq sa mundet në Shqipëri, por ekonomikisht kjo nuk është gjëja më e rëndësishme.

Lexoni: Cili duhet të jetë roli i KKD-së dhe diasporës rreth zhvillimeve politike në Shqipëri?

Puna juaj është dëshmi e ndihmës, që diaspora shqiptare po ofron për Shqipërinë dhe gjithashtu një indikator i mirë rreth aftësisë që kanë shqiptarët (në US) për tu organizuar. Sa të organizuar janë shqiptarët sot?  

Në një shkallë nga 1-10 ne jemi ndoshta 2 ose 3 për organizim si diasporë – globalisht dhe në ShBA dhe, ky është realiteti. Ne jemi si një ekip futbolli apo basketbolli me shumë talente, por edhe një ekip me të gjithë këta yje nuk mund të shkëlqejë nëse nuk arrin të menaxhohet mirë dhe lojtarët nuk luajnë mire, së bashku.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0