Dhoma Ekonomike e Gruas, një nismë bashkuese dhe sfiduese e sipërmarrjes femërore - Business Magazine Albania

Dhoma Ekonomike e Gruas, një nismë bashkuese dhe sfiduese e sipërmarrjes femërore

Dhoma Ekonomike e Gruas

Flet Antoneta Ndreka, Presidente e Dhomës Ekonomike të Gruas

Disa muaj më parë, një grup zonjash të biznesit shqiptar nisën bisedat për t’u bërë bashkë e për të çuar përpara një inisiativë që u finalizua me krijimin e Dhomës Ekonomike të Gruas.

Antoneta Ndreka, Presidente e kësaj dhome, thotë se, “Nisma jonë përkoi me një kohë të vështirë. Na u desh të kujdesemi për familjen, biznesin dhe të gjithë të afërmit tanë, por nuk hoqëm dorë nga inisiativa dhe tashmë përmes tryezave të rrumbullakëta, takimeve formale dhe informale kemi nisur aktivitetet tona”.

Ajo kujton se sipërmarrja femërore sot është një realitet që përbën rreth 30% të bizneseve në Shqipëri sipas statistikave zyrtare, por të gjithë jemi të qartë që gratë janë pjesë aktive në pronësi dhe në drejtimin e sipërmarrjeve, sepse për shkak të madhësisë, kohës së aktivitetit dhe mentalitetit, ne vijojmë të mbetemi një shoqëri ku familja mbetet ende shumë e fortë dhe e lidhur. Biznesi familjar është më i zakonshmi i biznesit shqiptar, ndërsa bizneset e mirëfillta korporative në Shqipëri mungojnë.

Ndreka thekson se, “gratë kanë një aftësi të admirueshme për t’u përshtatur, kanë ndjeshmëri dhe gjatë gjithë kohës kërkojnë të rregullojnë (drejtojnë) proceset brenda shtëpisë e biznesit të tyre. Ne jemi të sigurta që të bashkuara mund të bëjmë më shumë, mund të kontribuojmë krahas burrave për të përmirësuar mjedisin e të bërit biznes në Shqipëri, të ndajmë ide të reja, të bëhemi së bashku e të formulojmë strategji e politika që suportojnë bërjen biznes në Shqipëri. Objektivi është të ndërtojmë marrëdhënie të reja, të zhvillojmë projekte të reja, të frymëzojmë të rinjtë e të rejat dhe t’i nxisim ata drejt inovacionit e sipërmarrjes, të zhvillojmë kapacitetet e bizneseve tona, të ndërveprojmë e të rrjetëzohemi. Kështu të mundemi të bëhemi një zë që kontribuon për një Shqipëri më të mirë.

Diversiteti është një nga veçoritë e Shekulli 21. Burrat dhe gratë duket që gjithnjë e më shumë po ndajnë midis tyre përgjegjësi në familje dhe jashtë saj. Tashmë është e pranuar që ky diversitet përmirëson performancën ekonomike e organizative të kompanive dhe pse jo të shoqërive. Ky diversitet dhe roli i gruas në shoqëri e ekonomi nuk është lehtë i pranueshëm edhe në shoqëri të zhvilluara, sipas Antoneta Ndrekës, por përmes Dhomës Ekonomike të Gruas do të përpiqemi të rrisim së pari: vetëbesimin dhe së dyti do të sfidojmë veten pëmes bashkimit e ndërveprimit. “Shumë shpejt, Dhoma Ekonomike e Gruas nis fushatën e anëtarësimit të zonjave që kanë në pronësi, në bashkëpronësi, që drejtojnë biznese, apo janë profesioniste të lira. Përmes shumë takimeve e bashkëbisedimeve do të mund të strukturojmë qëllimet tona, të suportojmë njëra tjetrën, të bëhemi një zë e të shkojmë së bashku drejt sfidave të reja. Gratë janë të mrekullueshme, fuqia jonë e frymëzimit, e lidershipit, e komunikimit e fleksibilitetit dhe e pasionit, do të bëjnë të suksesshme dhe këtë sipërmarrje tonën të re dhe le të bashkojmë anët tona pozitive me ato të burrave për të patur një Shqipëri më të mirë”.

Antoneta Ndreka është sipërmarrëse e kompanisë së prodhimit ushqimor “Lufra”, prej mëse 20 vitesh, dhe drejton prodhimin dhe menaxhimin e cilësisë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0