Dhoma Amerikane e Tregtisë ka lançuar një imazh të ri identiteti në prag ë 20 vjetorit të Themelimit të saj dhe përpara Asamblesë së Përgjithshme, e cila do mbahet në 15 Tetor.
Imazhi i ri i AmCham simbolizon partneritetin midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, si dhe përfaqëson evoluimin e organizatës, në dy dekada mbështetje ndaj komunitetit të biznesit.
I frymëzuar nga lidhja e fortë mes Shqipërisë dhe SHBA, identiteti i ri i Dhomës Amerikane ndërthur elementin e qëndrueshmërisë së partneritetit në një stil të thjeshtë, inovativ dhe modern. Imazhi i ri vizual i AmCham shkrin në një element të vetëm unik, simbolin përfaqësues të të dy vendeve – ngjyrën e kuqe dhe blu, të flamurit Amerikan dhe shqiponja dykrenare, simbol i flamurit Shqiptar.
Lexo: Dhoma Amerikane e Tregtisë: Jo detyrime fiskale për të paktën 3 muaj, në turizëm 6 muaj
Në vijim të traditës së saj në këto 20 vite, AmCham do të vijojë të shërbejë si një rrjet efektiv në shkëmbimin e ideve dhe praktikave më të mira ndërkombëtare të të bërit biznes, duke ofruar një platformë të konsoliduar bashkëpunimi midis bizneseve Amerikane, Ndërkombëtare dhe Shqiptare si dhe me sektorin privat, qeverinë dhe institucionet publike.
Identiteti i ri është pjesë e Planit Strategjik të AmCham, i cili parashikon rritjen e efektivitetit të aktiviteteve të dhomës, ndikimin në përmirësimin e legjislacionit dhe klimës së biznesit në vend si dhe transformimin e Shqipërisë në një vend tërheqës rajonal për projekte strategjike nga investitorë amerikanë dhe ndërkombëtarë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.