Dhjetori 2020 në Tiranë, ja çfarë mund të bësh - Business Magazine Albania

Dhjetori 2020 në Tiranë, ja çfarë mund të bësh

Dhjetori 2020

Marrë nga Vizit Tirana

Tirana shkëlqen nga dritat në Dhjetor.  Atmosfera festive ndihet kudo, edhe pse ky vit ka qenë dhe do të jetë deri në fund i pazakontë për shkak të pandemisë së Covid19. Por, gjithsesi për t’u dhënë njerëzve pak shpresë që viti që vjen do të jetë më i mirë, si dhe për të harruar dhimbjet e shkaktuara nga humbjet e jetëve dhe sëmundja e COVID19, qyteti është ndezur me drita më shumë se kurrë. Më të lumturit janë fëmijët, ata që i adhurojnë dritat, e shohin me shumë lumturi ndryshimin e qytetit dhe duan të bëjnë foto gjithandej. Atyre duhet t’u japim mesazhin se jeta vazhdon dhe se e ardhmja do jetë më e bukur. Për fëmijët ka dhe artistë të veshur në rrugët e ndricuara me veshjet e personazheve të preferuara të filmave për fëmijë, që japin dhurata dhe argëtojnë fëmijët.

Gjithsesi për shkak të pandemisë, grumbullimet e më shumë se 10 veta janë të ndaluara. Njerëzit janë të inkurajuar të qëndrojnë në shtepi, të shëtisin vetëm me familjen e tyre, të ruajnë distancimin social e fizik dhe sigurisht të mbajnë maskë kudo.

Sheshit këtë vit do t’i mungojnë koncertet, festimet e organizuara, si dhe tregu i Krishtlindjeve. Ajo atmosferë ku njerëzit qëndronin me orë të gjata në shesh dhe shijonin kafe, apo dhe një ushqim me miqtë, nuk do të jetë këtë vit.  Gjithsesi dritat tregojnë që Viti i Ri do ndihet në gjithë Tiranën. Në Tiranë rrallë bie borë, por bora do ia shtonte hijeshinë qytetit.

Çfarë të bësh në dhjetor?

Ecje në natyrë

Ecje mes gjetheve të rëna dhe dritave. Ajo që këshillohet dhe për oksigjenimin e mushkrive, është ecja në natyrë. Paradite mund të shijoni kërcitjen e gjetheve të vjeshtës teksa ecni, ndërsa në mbrëmje magjinë e dritave. Rrugët më të ndriçuara janë: Sheshi Skenderbej dhe shumë sheshe të tjera, rruga pedonale Murat Toptani, rruga Myslym Shyri, Rruga e Durresit, e Kavajës, Blloku, etj.

Shopping

Qendrat tregtare, por dhe dyqanet e vogla, janë të hapura, të zbukuruara dhe plot oferta. Në qendrat tregtare mund të gjeni dhe disa evente argëtuese ose dhurata. Të gjitha bizneset bëjnë ulje gjatë kësaj periudhe, kështu që mund të përfitoni. Dhuratat më të preferuara janë: suvenire, libra, dhurata për fëmijë, veshje, verë etj.

Lexo: Përfundon konkursi “Hajde n’Shqipni”, do të ndahen 6 çmime për fituesit

Gatuani!

Gatimi është nga gjërat më të preferuara këtë periudhë të vitit. Amvisat tentojnë të bëjnë gatime të reja për të kënaqur familjarët e tyre. Nuk ka gjë më të bukur se në të ftohtin jashtë të shijosh gjëra të shijshme e të ngrohta brenda. Një kafe apo çaj i ngrohtë pranë sobës apo oxhakut, duke lexuar një libër apo duke parë televizor. Kujdes mos e teproni me ushqimin dhe organizoni sa më shumë lojëra më fëmijët. Edhe në shtëpi mund të luash për të zëvendësuar shumë aktivitete që mungojnë jashtë për shkak të pandemisë. Mund të ketë një mbyllje të re, por gjithsesi vetë dimri të detyron të mbyllesh. Vetëm gatimet mos i hani të gjitha vetëm. Mendoni një pjatë shtesë për një fqinj në nevojë, ose për prindërit, apo të moshuarit që njihni.

Dhuro!

Kjo është periudha ideale për të menduar për tjetrin dhe për të treguar anën tuaj bamirëse. Dhuroni diçka të nisni me urime vitin tjetër. Dhuroni veshje, batanije, lodra, për ata që kanë nevojë, në mënyrë që çdo fëmije apo dhe i rritur të ndjejë njësoj si ju festën e ndërrimit të viteve.

Urojmë që 2021 të jetë vit shumë më i mirë se 2020 dhe pandemia të marrë fund. Gëzuar nga Visit Tirana.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mos pranoni thërrimet. Kemi lindur gra dhe jo milingona.”
— Marilyn Monroe
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0