dev.al, kompania që u rrit me ritme të shpejta - Business Magazine Albania

dev.al, kompania që u rrit me ritme të shpejta

Dev.al ishte partner gold i Future2Tech. Prej 13 vitesh në treg, ajo nisi si një kompani e vogël, e fokusuar në shërbimet web. Nisur me një buxhet fillestar minimal, ata e dinin që mund të ecnin përpara vetëm nëpërmjet cilësisë dhe korrektësisë. Sot rezultatet u japin të drejtë.  Kompania është bërë në një prej operatorëve më të rëndësishëm në tregun shqiptar të ICT, me një rol protagonist në procesin e digjitalizimit të shërbimeve publike e zhvillues të disa prej sistemeve më të suskesshëm të qeverisjes elektronike, mbi 19 mijë klientë dhe mbi 1 milionë përdorues fundorë të shërbimeve dhe produkteve që zotëron.

Lexo edhe: Njihuni me “Globs App” me 30 shtator

Avis Andoni, shefe e zyrës operative e dev.al, tregon se, fillimisht u janë gjendur bizneseve me procesin e fiskalizimit, i cili ishte një detyrim ligjor që duhet të përmbusheshin nga bizneset. Nga momenti që bizneset duhet të kalonin nga një sistem fiskal hardware, në një sistem software natyrisht që pikëpyetjet ishin të mëdha dhe hapi i parë i tyre i procesit të fiskalizimit digjital ishte i vështirë. Por më pas, kompanitë  kuptuan se, përveç fiskalizimit, mund të digjitalizojnë edhe shumë procese të tjera.

“Në momentin që tregon transparencë, informacion, mbështetje kundrejt biznesit, edhe ai është më i prirur të të dëgjojë, për ta asimiluar këtë informacion dhe në momentin që e ka panoramën e qartë, edhe ai të dëgjon më qartë.

Tek ne zhvillimet teknologjike kanë ardhur më vonë se në vendet e tjera, por e mira jonë si komb është se hapi që ne bëjmë  pas kësaj është shumë i madh dhe ecim me një shpejtësi të madhe për ta update-uar për çdo gjë konsumatorin.

Ne jemi në rrugën e duhur, sepse bizneset të çfarëdolloj përmase, po e kuptojnë se cili është avantazhi i dixhitalizimit të proceseve të tyre, duke i shmangur gabimet, uljen e kostove, i ndihmon në vendimmarrje dhe i ndihmon të jenë të lirshëm të bëjnë punën që ata duan të bëjnë”- shtoi znj.Andoni në fjalën e saj.

Ndiqni intervistën

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0