Depozitimi në bankomat në "Zona 24/7", shërbim nga ProCredit Bank

Depozitimi në bankomat në “Zona 24/7”, shërbimi më i ri nga ProCredit Bank


ProCredit Bank njofton të gjithë klientët e saj për një shërbim të ri në “Zona 24/7”- depozitimi në bankomat. Kjo risi mundëson që klientët të depozitojnë në bankomat deri në një limit ditor prej 1 milionё lekësh, mjafton që të disponojnë një kartë bankare të lidhur me llogarinë e tyre. Një ndër avantazhet e këtij shërbimi të ri është shpejtësia, pasi fondet e depozituara bëhen të vlefshme sikur veprimi të jetë kryer në sportelet e bankës. Kjo jep mundësinë që mos të prisni në radhë, apo tё nxitoni për të kryer veprime bankare brenda orarit zyrtar të bankës.

Zonat 24/7 janë në shërbim të klientëve në të gjitha qytetet e Shqipërisë ku gjenden dhe Agjencitë ProCredit. Transaksionet e kryera përmes pajisjeve si Bankomat, Pay Box, Drop Box dhe E-banking janë më të shpejta, më të sigurt, më të lira sesa në sportelet e bankës dhe për të tepër të disponueshme në çdo kohë që është e përshtatshme për klientët.

Znj. Adela Leka, Drejtuese e Drejtorisë Ekzekutive të ProCredit Bank, thekson se “Nëpërmjet ofrimit të këtij shërbimi të ri në “Zona 24/7”, jemi një hap më afër objektivit tonë për t’u mundësuar klientëve tanë shërbime bankare moderne, të shpejta dhe më efiçente. Në këtë mënyrë lëmë pas bankimin tradicional, në të cilin ishte klienti ai që i përshtatej orarit të bankës duke shtyrë shpesh në kohë impenjime të tjera dhe shpenzuar kohë në sportelet e bankës.”

Adela Leka është shprehur se iniciativa më e re është një hap i rëndësishëm drejt qëllimit afatgjatë për të oftruar të gjitha kushtet që ProCredit Bank të jetë banka partnere e SME-ve dhe kalimit të shërbimeve të thjeshta rutinë nga sportelet në pajisjet e automatizuara bankare. “Qëllimi kryesor i këtij koncepti është ofrimi i një shërbimi më cilësor për klientët tanë dhe në të njëjtën kohë t’i mundësojmë Këshilluesve tanë të Klientit të jenë më tepër të fokusuar në njohjen e nevojave të klientëve dhe këshilluar ata financiarisht,” shton ajo.

Banka Procredit është një bankë tregtare e orientuar drejt zhvillimit, në mbështetje të bizneseve (SME) me 100 % kapital gjerman, e vlerësuar me “B” nga agjencia ndërkombëtare Fitch Ratings. Aksionari i vetëm është ProCredit Holding, me qendër në Frankfurt, Gjermani, ajo mbikqyret nga autoritete të larta gjermane, Bundesbank dhe BaFin, që sigurojnë besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e kësaj banke.

 

/Business Mag Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0