Deklarata e Osnabrück/ Arsimi Profesional, Denaj: Të angazhuar për ta siguruar për të gjithë - Business Magazine Albania

Deklarata e Osnabrück/ Arsimi Profesional, Denaj: Të angazhuar për ta siguruar për të gjithë

Arsimi Profesional

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj mori pjesë në Ceremoninë e Miratimit Virtual për Deklaratën e Osnabrück, mbi arsimin dhe formimin profesional, si një mundësi për rimëkëmbjen dhe kalimet në ekonomitë digjitale dhe të gjelbra. Deklarata e Osnabrück, nxit bashkëpunimin midis të gjitha vendeve partnere në Procesin trepalësh të Kopenhagenit, përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë kësaj ceremonie, Denaj u shpreh se, ministria që ajo drejton mbetet e angazhuar për të siguruar arsimin profesional për të gjithë.

“Arsimi dhe Formimi Profesional është thelbësor, jo vetëm në modelin tonë ekonomik, por edhe për të mbështetur qytetarët tanë që të qëndrojnë në tregun e punës. Ne mbetemi të angazhuar për të siguruar arsim profesional të suksesshëm për të gjithë dhe për të dhënë kualifikime me kosto të përballueshme nga çdo familje apo klasë shoqërore”, theksoi ministrja.

Denaj shtoi më tej se,  tre sfidat kryesore të MFE-së, janë ruajtja e stabilitetit makro-fiskal, mbështetja e sektorit privat dhe aftësitë e nevojshme për tregun e punës. Sipas saj, qeveria shqiptare është zotuar të transformojë ekonominë shqiptare nga një ekonomi e varur nga importi, në një ekonomi që bazohet në krijimin të vendeve të punës dhe rritjen e produktivitetit.

Lexo: Pse është i rëndësishëm Ligji i Arsimit dhe Formimit Profesional për Sipërmarrjen Shqiptare?

“Si i tillë, ne kemi njohur gjerësisht nevojën për të adresuar në mënyrë sistematike punësimin duke ri-orientuar sistemin e arsimit dhe trajnimit drejt nevojave të tregut të punës. Arsimi dhe Formimi Profesional cilësor ku ndërthuret trajnimin teorik me praktikën në punë është një nga mjetet më të rëndësishme që do të përdorim për të rimëkëmbur ekonominë tonë pas pandemisë dhe për të siguruar kalimin në një ekonomi digjitale dhe të gjelbër”, tha Denaj.

Ministrja e mbylli fjalën e saj duke falënderuar  Presidencën Gjermane të BE-së për këtë Ceremoni Virtuale, si dhe për përpjekjet për të siguruar hapa konkretë për një rimëkëmbje përmes Arsimit dhe Formimit Profesional.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0