“Rrëfimet e një njeriu reklamash” nga David Ogilvy është ndoshta libri më i famshëm i industrisë së reklamave në histori, dhe kjo për shkak se autori është thjesht David Ogilvy.
Kuptohet, nuk përmban shumë rrëfime, por është shkruar në menyrë tejet interesante duke servirur kështu këshillat dhe “rregullat” e zbatueshme përsa i përket copywriting, menaxhimit të klientit, leadership-it, rritjes në karrierë – dhe shumë më tepër.
Në rast se nuk jeni njohur ende mirë me David Ogilvy, individin që shërbeu si frymëzim për Don Draper në Mad Men, po ju a prezantojmë shkurtimisht:
Pakëz histori nga jeta e tij e hershme
David Ogilvy u lind në një familje britanike të shtresës së lartë në vitin 1911.
Ai përfitoi një bursë për të ndjekur studimet në Universitetin e Oksfordit, por shumë shpejt do të përjashtohej, për performancë të dobët akademike.
Me pas, vazhdoi të punojë si ndihmës kuzhinier në Hotel Majestic në Paris për një vit, përpara se të kthehej në MB, për t’u marrë me shitjen derë më derë të sobave AGA në Skoci.
Ogilvy dëshmoi se kishte aftësi të shkëlqyera shitjeje, sa punëdhënësi i kërkoi të shkruante një manual udhëzimi për t’u perdorur nga bashkë kolegët e tij.
Experience kjo që i vleu për t’i mësuar atij bazat e menaxhimit, efikasitetin, dhe në veçanti, shitjet.
Për t’u theksuar, ishte përvoja e Ogilvy në organizatën George Gallup në Princeton, ajo që i mësoi atij rëndësinë e të kuptuarit të konsumatorit, zakonet dhe qëndrimet.
Ky mësim u bë themeli i punes dhe qasjes së tij ndaj marketingut dhe reklamimit në vitet që do të pasonin.
Advertising dhe vitet si agjent sekret
Falë manualit të shitjeve që shkroi për AGA, Ogilvy u punësua si një account executive nga agjencia britanike e reklamave Mather & Crowther (vëllai i tij, i cili gjithashtu punonte atje, i kishte treguar menaxherit të tij, manualin dhe ai tejet i impresionuar vendos ta rekrutoje menjehere Ogilvy-n).
Në vitin 1938, ai bind punëdhënësin e tij, që ta dërgonte në Shtetet e Bashkuara për një vit, me qëllim punësimin pranë Institutit te Kërkimeve të Audiencës së Dr. George Gallup në Nju Xhersi.
Kohë më vonë do t’i besonte shumë nga suksesi personal, pikërisht përvojës, duke punuar për Dr. Gallup.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai punoi për Shërbimin e Inteligjencës Britanike duke u shndërruar në një student të fshehtë të Camp X, një instalacion paraushtarak britanik i vendosur në Kanada, ku, gjoja:
Aty ai mësoi të zotëronte fuqinë e propagandës, përpara se të merrte titullin si “mbret” i Madison Avenue.
Megjithëse Ogilvy ishte trajnuar për sabotim dhe luftime sekrete, atij iu ngarkuan përfundimisht ato projekte, të cilat përfshinin prishjen e suksesshme të reputacionit të biznesmenëve, që furnizonin nazistët me materiale industriale.
Pas luftës, Ogilvy dhe gruaja e tij blenë një fermë në Pensilvani dhe jetuan aty për disa vjet, mes komunitetit Amish, përpara se të transferoheshin në Manhattan.
Startup i Ogilvy & Mather
Me mbështetjen e punëdhënësit të tij të vjetër Mather & Crowther, i cili drejtohej nga vëllai i tij, ai startoi me sukses një agjensi reklamash në Madison Avenue – të cilen e quajti Ogilvy & Mather.
Me kalimin e viteve, Ogilvy dhe agjencia e tij e reklamave ofruan shërbimet e tyre për klientë si Rolls Royce, Sears, qeverinë britanike, shtetin e Puerto Rico-s, markat si Dove, Shell dhe dhjetëra emra të tjerë të mëdhenj në industrinë CPG.
Në vitin 1963 ai botoi, atë që shumë shpejt do të bëhej një best-seller i përjetshëm, “Rrëfimet e një njeriu reklamash”.
Libri përmban gjithçka, që nga rregullat praktike të copywritting, te lidershipi, kultura e korporatës, këshillat për avancimin e karrierës, si dhe pyetjen me kontroversiale ate te “A duhet ti hiqet viza reklamave?”.
Parimet e marketingut sipas David Ogilvy
“Rrëfimet” përmban një sasi mbresëlënëse këshillash vepruese, megjithatë, në këtë post, unë kam zgjedhur ato që i perceptoj si parimet kryesore të marketingut të Ogilvy.
Parimet e Ogilvy, të renditura si më poshtë, mbeten të përjetshme dhe citohen gjithmonë nga eksperte aktuale te industries se Marketing & Advertising.
Për të rifreskuar kujtesën, këto janë 7 parimet e marketingut sipas David Ogilvy:
- Dhënia e fakteve
- Vërtetësia
- Dobishmëria
- Të pasurit e IDEVE TE MEDHA
- Të mos qënurit “BORING”
- Empatia kundrejt Klientit
- Besnikeria ndaj markës tuaj
Ka një element të fortë “romantik” që lidhet me Ogilvy-n dhe arritjet e tij.
Ai shihej si një “anglez” me një elegancë natyrale të lindur dhe një theks të rafinuar, të cilin amerikanët shpesh supozonin se shoqëronte automatikisht cilësitë e sofistikuara dhe shijen e tij të hollë, duke u dukur kështu si nje individ delikat dhe me maniera fine në personalitetin e tij.
Duke aplikuar filozofinë e David Ogilvy, Agjensite me te njëjtin emër kanë kontribuar në rritjen e qindra markave dhe bizneseve që prej vitit 1948.
Brand-i Ogilvy, duke vazhduar në rrjedhën e trashëgimisë së pasur, e cila përmes krijimtarisë së tejskajshme dhe inovacionit ka konceptuar ne menyre efektive fushatat me te rendesishme falë kombinimit të talenteve dhe aftësive te skuadrave kreative.
Ekspertët e tyre të Marrëdhënieve me Publikun, Konsulencës, Reklamimit, kontribuojnë duke ofruar shërbimin e tyre të ekselencës në 131 zyra, të 93 Shteteve.
Disa nga fushatat ikonike të Ogilvy-t.
Titulli është një deklaratë, një gjetje gjeniale e Ogilvy-t pasi lexoi gjithçka rreth makinës Rolls-Royce për vetëm 3 javë.
Morali: Si të krijoni reklama që shesin? Studioni mire produktet
Rindërtoni një imazh koorporate duke e shndëruar reklamën në më pak të vetë-shërbyeshme.
Dove u pozicionua si sapun për femrat me lëkurë të thatë, kështu që linja e famshme “Dove creams your skin while you bathe“. mori trajtën e një slogani global.
Ogilvy ndërtoi imazhin e markës Schweppes, duke përdorur figurën e themeluesit të kompanisë si simbol në mënyrë të vazhdueshme për 18 vjet.
Me detajin e bandazhit në sy – Ogilvy shndërroi konceptin e reklames: nga thjesht e përgjithshme në veçanërisht tërheqëse.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.