David Meerman Scott folës në Spark.me 2020. Specialist marketingu dhe biznesi

David Meerman Scott folës në Spark.me 2020. Specialist marketingu dhe biznesi


Ekipi organizues i Spark.me, një nga konferencat më të kuruara të biznesit/internetit në Europën Juglindore, që do të mbahet në datat 30-31 Maj 2020, në Porto Montenegro Auditorium, në qytetin e Tivarit, zemra e industrisë së turizmit bregdetar të Malit të Zi, sapo ka njoftuar folësin e tretë të konferencës. Ai është David Meerman Scott.

David Meerman Scott është specialist marketingu dhe strateg i rritjes së biznesit, sipërmarrjes dhe këshillues për zhvillimin e kompanive. Ai është autor i 11 librave duke përfshirë bestseller-in ndërkombëtar “Rregullat e reja të marketingut dhe PR-it”.

Idetë e Davidit kanë ndihmuar shumë firma dhe biznese ndërkombëtare. Prezantimet e tij kanë shumë energji, janë frymëzuese dhe argëtuese.

Sot, ne e dimë se disa nga teoritë më të famshme të marketingut dhe të PR janë vjetëruar. Ne duhet të sjellim inovacion në strategjinë tonë, ndërkohë që duhet të  jemi në gjendje të parashikojmë trendet dhe rrethanat e ardhshme. Këtu hyn në lojë David Meerman Scott.

David ka një mentalitet real dhe një qasje të patrembur, që i lejon atij të mendojë ndryshe dhe të sigurojë strategji me kosto të ulët dhe efektive për PR, marketing dhe shitje.

David Meerman Scott ka eksperiencë në marketing dhe është një globalist i vërtetë. Ai u transferua në Tokyo për të themeluar zyrën e Japonisë të një firme këshilluese ekonomike në Wall Street Real-Time dhe që atëherë ka folur në më shumë se 41 vende në të gjitha kontinentet.

Si orator David Meerman Scott është frymëzues, tërheqës dhe argëtues. Fjalimet e tij përbëhen nga histori suksesi, video dhe foto të guximshme që theksojnë idetë dhe teoritë e tij duke mahnitur audiencën.

Biletat e Spark.me mund t’i gjeni në faqen zyrtare të konferencës www.spark.me. Çmimi i plotë i biletës është 300 euro. Megjithatë, pjesëmarrësit mund të përfitojnë nga shitja e biletave Super Early Bird, dhe t’a blejnë biletën për 100 euro. Ka vetëm 50 bileta Super Early Bird. Gjimnazistët, studentët, të diplomuarit dhe studentët e doktoraturës të cilët janë deri në 27 vjeç, mund t’a përfitojnë biletën me një çmim special prej 50 euro.

Lexoni: Mitch Joel folës në Spark.me 2020. Vizionar marketingu në Amerikën e Jugut

Bileta e koferencës Spark.me përfshin: hyrjen më të gjitha sesionet (30-31 maj), akses në kompeticionin e startup-eve (30-31 maj), drekë bufe për të dyja ditët e konferencës, kafe gjatë pushimeve të shkurtra, një kokteil (në mbrëmjen e 30 majit). Akomodimi dhe trasporti nuk përfshihen në çmimin e biletës. Biletat mund të transferohen në emrin e dikujt tjetër, por nuk mund të rimbursohen.

Konferenca Spark.me është organizuar çdo vit që prej 2013-ës nga domeini.ME, një kompani private, e cila është përgjegjëse për operimin e domeinit .ME për internetin në Mal të Zi.

Që atëherë, kjo konferencë u shndërrua nga një pikë takimi për entuziastë të teknologjisë dhe geek, një një event marketingu dhe teknologjie që duhet shkuar patjetër.  Në 2019 Spark.me mblodhi 720 pjesëmarrrës nga 31 shtete.  Spark.me sjell histori nga zgjidhjet teknologjike më inovative, modele të reja të biznesit, strategji angazhimi të markave, iniciativa për ndryshimin e botës dhe bashkon së bashku biznesin, teknologjinë, udhëheqësit e inovacionit, marketerët, startup-et dhe geeks.

Për më shumë informacion rreth konferencës mund të klikoni në ëebsite- zyrtar të Spark.me www.spark.me, FacebookTwitter dhe Instagram.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0