Dalin detaje të reja për rikonstruksionin e Hotel Dajtit - Business Magazine Albania

Dalin detaje të reja për rikonstruksionin e Hotel Dajtit


​Banka e Shqipërisë ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi për shtyp se përveç 30 milionë € që janë shpenzuar për blerjen e ish-hotel Dajtit, do të shpenzohen maksimumi edhe 16 milionë € të tjera për ristrukturimin e godinës, tashmë të shkatërruar.

BSH ka sqaruar me hollësi procedurat që nga shitja deri në kontraktimin e rikonstruktuesit, por pa përmendur emrin e tij.

Sipas njoftimit, blerja është miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës pas një VKM të datës 12.05.2010, që autorizonte shitjen dhe objekti kaloi në pronësi të BSH. Më pas, më 2011, u realizua procedura e zgjedhjes së projektuesit me anë të një konkursi ndërkombëtar, që është Ark. Marco Petreschi.

Në 30 Janar 2015, projekti u dorëzua në Institutin e Monumenteve të Kulturës, i cili iu përgjigj Bankës së Shqipërisë në Qershor të të njëjtit vit. Më tej u vijua me marrjen e miratimit nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve, një detyrim ligjor ky për rikonstruksion të objekteve shpallur Monument Kulture.

Në vijim, Banka e Shqipërisë ndoqi procedurat e aplikimit në Këshillin Kombëtar të Territorit (KKT) nëpërmjet Ministrisë së Kulturës, si ministri e linjës. Me përfundimin e procedurave për marrjen e lejes dhe njoftimin zyrtar nga autoritetet përkatëse, në fund të Korrikut 2016, pas njohjes me detyrimin për shlyerjen e taksës së ndikimit në infrastrukturë, Banka e Shqipërisë kreu të gjitha pagesat përkatëse për Bashkinë e Tiranës.

Në garën për rikostruksionin u paraqitën 10 kompani, ndërkohë që u kualifikuan shtatë prej tyre.

Në vijim, sipas BSH, u ndoqën të gjitha procedurat e tenderimit për objektin e prokurimit “Rikonstruksioni i ndërtesës së ish-hotel Dajtit”, procedurë që do të përfundojë me nënshkrimin e kontratës mes palëve.

Por BSH deklaron se emrin e fituesit të garës do të bëjë publik vetëm pasi të jetë nënshkruar kontrata.

Burimi: gazetaexpress.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0