Cristiano Ronaldo hyn në histori, bëhet futbollisti i parë miliarder

Cristiano Ronaldo hyn në histori, bëhet futbollisti i parë miliarder

Cristiano Ronaldo

35-vjeçari iu bashkua Tiger Woods dhe Floyd Mayweather si sportistët e vetëm, që kanë grumbulluar 1 miliard dollarë.

Cristiano Ronaldo është bërë futbollisti i parë në histori, që u bë miliarder gjatë karrierës së tij. Sipas Forbes, ylli i Juventusit fitoi mbi 1 miliard dollarë, pa përfshirë taksat vitin e kaluar.

Sulmuesi 35-vjeçar është shpallur i famshmi i katërt më i pasur në vitin 2020 nga revista Forbes, pas legjendës së tenisit Roger Federer, reperit Kanye West dhe Kylie Jenner.

Futbollisti i Barcelonës, ​​Lionel Messi, u rendit në vendin e pestë, ndërsa sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar zuri vendin e shtatë.

Pas ikonës së golfit Tiger Woods dhe ish boksierit Floyd Mayweather, Ronaldo është sportisti i tretë, që ka grumbulluar një pasuri të tillë dhe i pari, që e bën këtë në një ekip futbolli.

Lexoni: Cristiano Ronaldo i shndërron hotelet e tij në spitale

Cristiano Ronaldo ka fituar 650 milionë dollarë gjatë 17 viteve si futbollist profesionist, ndërsa pjesën tjetër të parave i ka fituar përmes kontratave. Ai ka firmosur një marrëveshje fitimprurëse të përjetshme me Nike, që nga viti 2016 dhe i është bashkuar disa markave të tjera të njohura.

Fituesi i pesë Topave Të Artë në futboll, është gjithashtu duke ndërtuar një perandori biznesi, me markën e tij të modës, zinxhirin e hoteleve dhe muzeun CR7 në qytetin e tij të lindjes, Funchal në Madeira, Portugali.

Fitimet e tij për vitin 2020 janë goditur nga pandemia e koronavirusit, paga e tij ka rënë pasi skuadra e Juventus pranoi të reduktojë pagat me 30 përqind.

Megjithëse paga e Messit këtë vit u ul në mënyrë drastike me 70% për shkak të krizës, Forbes parashikon që argjentinasi do të bashkohet me rivalin e tij të përjetshëm në klubin e miliarderëve, vitin e ardhshëm.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0