COVID-19, Vetëm 5 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit

COVID-19, Vetëm 5 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit

koronavirus

5 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 969.  Të shëruar janë 13 qytetarë.

80% përqind e të infektuarve ose 771 prej tyre janë shëruar.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se të infektuarit e rinj janë përkatësisht 3 në Durrës, 1 në Tiranë dhe një në Krujë. Të gjithë pacientët e rinj janë kontakte të rasteve të mëparshme.

Në 24 orët të fundit janë testuar 204 qytetarë të dyshuar, ndërsa që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 13500 persona, prej të cilëve janë:

– 969 të infektuar,

– 31 viktima;

– 771 të shëruar,

– 167 të infektuar aktivë.

Gjendja në spitalin Infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 14 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Më pak se 15 për qind e të infektuarve kanë nevojë për trajtim spitalor.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 21 maj është:

– Tiranë, 55 pacientë aktivë;

– Krujë, 31 pacientë aktivë;

– Shkodër, 10 pacientë aktivë;

– Kamëz, 9 pacientë aktivë;

– Durrës, 47 pacientë aktivë;

– Berat, 10 pacientë aktivë;

– Fier, 2 pacientë aktivë;

– Elbasan, 1 pacientë aktiv;

– Mirditë, 1 pacient aktiv;

– Korçë, 1 pacient aktiv.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0