Shanghai mirëpriti nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, ndërsa Pekini i lejoi të kthehen studentët, që duhet të përgatiten për provimin e pranimit universitar të Kinës në korrik.
Fëmijët në Shangai jo vetëm që u futën në oborrin e shkollës me maska dhe duke qëndruar një metër larg njëri-tjetrit, por kaluan edhe nën rrezen e një skaneri që i kontrollonte për temperaturë.
Në Shangai, klasat fillore pritet të hapen pas datës gjashtë maj.
Lexoni: Restorant “take away” dhe food shop. Një pikë takimi me ushqimin
Shkollat në pjesë të tjera të Kinës u rihapën disa javë më parë.
Wuhan, qyteti ku filloi shpërthimi në fund të vitit të kaluar, ka planifikuar të rihapë shkollat e mesme më 6 maj.
Vendi thotë se ka frenuar kryesisht përhapjen e sëmundjes. Kina ka raportuar një rritje prej vetëm 26 rastesh të konfirmuara që nga e premtja, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 82.830. Të gjithë pacientët me koronavirus në Ëuhan tani janë shëruar, thotë Pekini.
Sidoqoftë, ekziston ende frika nga një valë e dytë e mundshme e infeksionit, prandaj masat për distancimin shoqëror po zbatohen në mënyrë rigoroze, me studentët që mbajnë maska dhe ulen në distancë nga njëri-tjetri.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.