COVID-19, OBSH: Izolimi nuk mjafton, zbatoni këto 6 hapa

COVID-19, OBSH: Izolimi nuk mjafton, zbatoni këto 6 hapa


Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se masat kufizuese të izolimit nuk do të mjaftojnë për zhdukjen e Covid-19.  Shtetet që kanë izoluar popullsitë e tyre për të frenuar përhapjen e pandemisë, duhet të shfrytëzojnë kohën e fituar për të sulmuar virusin.

“T’u kërkosh qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, e të ndalosh lëvizjen e popullsisë, do të thotë të blesh kohë e të reduktosh trysninë ndaj sistemit shëndetësor. Por këto masa nuk mjaftojnë për të shuar pandeminë”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Lexoni: OBSH: Koronavirusi mund të mbijetojë në ajër

OBSH këshillon këto 6 hapa, që duhen zbatuar për të sulmuar koronavirusin:

  1. Zgjeroni, trajnoni dhe përgatisni burimet njerëzore të kujdesit shëndetësor dhe shëndetit publik në shërbim të situatës së re të krijuar.
  2. Zbatoni një sistem për të gjetur çdo rast të dyshuar në nivel komuniteti.
  3. Rrisni prodhimin, kapacitetin dhe disponueshmërinë e testimit.
  4. Identifikoni, përshtasni dhe pajisni objektet, që do të përdorni për të trajtuar dhe për të izoluar pacientët.
  5. Zhvilloni një plan dhe proces të qartë për të karantinuar kontaktet.
  6. Përqendroni të gjitha burimet qeveritare për frenimin dhe kontrollimin e COVID-19.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0