Covid 19 drejt humbjes së fuqisë - Business Magazine Albania

Covid 19 drejt humbjes së fuqisë


 

Studiuesit italianë po shikojnë se Covid 19 po humbet fuqinë. Ekspertët e universitetit Bio-Medico në Romë, thanë se virusi evoluon, por humbet forcën e infektimit dhe me gjasa edhe vdekshmërinë.

Kjo u theksua në një audicion para Senati. Massimo Cikozi përfaqësues i këtij universiteti tha se virusi ka ardhur nga dy drejtime: Kina dhe Evropa. “Po vëmë re se virusi po e humbet fuqinë. Po vazhdon të ndryshojë, por po bën mutacione që për të nuk janë më të dobishme”, tha ai. Numpri i personave në terapi intensive është ulur ndjeshëm dhe kjo është një shenjë e fortë sipas shkencëtarëve për humbjen e fuqisë së virusit.

Ekspertët nuk e dinë se sa do të zgjasë kjo situate, por thonë se i nxehti mund të jetë armik i virusit.

Këtë mendim e përforcon edhe Masimo Klementi, drejtor i Laboratorit të Mikrobiologjisë dhe Virologjisë në San Raffaele në Milano. Sipas tij, “Ka shumë gjasa që ardhja e të nxehtit mund të ndikojë në nivelin e agresivitetit të virusit”.

Megjithëse ata theksojnë se pa një vaksinë, virusi nuk mund të ndalet. Në rastin e fruthit, të shkaktuar nga një virus shumë ngjitës, ashtu sic është edhe Sars Cov 2, duhet që në një komunitet 95 përqind e banorëve të jenë imunë, në mënyrë që të jetë e mbrojtur edhe 5 përqindëshi tjetër (imuniteti i tufës).

Në rastin e koronavirusit të ri, nuk dihet se sa efikasë janë antitrupat, ndaj nevojiten të dhëna të mëtejshme.

Corriere

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0