Corona hap dyert e “Corona Island” – parajsa natyrore në brigjet e Kolumbisë - Business Magazine Albania

Corona hap dyert e “Corona Island” – parajsa natyrore në brigjet e Kolumbisë

Corona hap dyert e “Corona Island” – parajsa natyrore në brigjet e Kolumbisë

Corona, marka më e vlefshme e birrës në botë, ka hapur zyrtarisht dyert e Corona Island – një parajsë natyrore e mbrojtur ekologjikisht në brigjet e Kolumbisë, tashmë e disponueshme për rezervim në platformat më të njohura të udhëtimeve. Udhëtarët nga mbarë bota mund të rezervojnë qëndrimin e tyre në faqen zyrtare livecoronaisland.com ose nëpërmjet Airbnb, Expedia dhe Booking.com.

Si një birrë e prodhuar me përbërës natyralë, Corona Island është simbol i përkushtimit të markës për të jetuar në harmoni me natyrën. Më shumë se një destinacion turistik, ishulli ofron një përvojë që synon të frymëzojë vizitorët të dashurohen me botën natyrore dhe të angazhohen për mbrojtjen e saj. E prezantuar fillimisht në vitin 2021 si një destinacion ekskluziv me ftesë, i vendosur rreth 20 km në jugperëndim të Cartagenës dhe i aksesueshëm vetëm me varkë, Corona Island i fton mysafirët të shkëputen nga jeta e përditshme dhe të rilidhen me natyrën përmes aktiviteteve të përzgjedhura gjatë ditës dhe përvojave të veçanta në mbrëmje. Ishulli ofron dhjetë bungalow premium buzë detit, secili me xhakuzi privat, të vendosur mes pyjeve tropikale dhe plazheve të virgjëra. Vizitorët mund të shijojnë paketa të plota all-inclusive për qëndrime gjatë natës për dy persona për bungalow, si dhe një numër të kufizuar të biletave për qëndrime ditore gjithashtu të përfshira në ofertën all-inclusive.

Lexo edhe:“Pamë Hënën nga dritarja.” -Katy Perry sfidon gravitetin, fluturimi historik me Blue Origin!

Corona Island është ishulli i parë dhe i vetëm në botë që ka marrë çertifikimin me tre yje “Blue Seal” nga Oceanic Global për eliminimin e plastikës njëpërdorimshe dhe për zbatimin e praktikave më të mira të qëndrueshmërisë në shkallë të gjerë. Me një filozofi të ndërtuar mbi ekoturizmin, ishulli integron këto praktika në arkitekturë, mikpritje dhe funksionim të përditshëm:

Dizajn i qëndrueshëm: Ndërtesat funksionojnë me energji diellore, përdorin bimësi vendase si guadua dhe teknikën tradicionale të ndërtimit bahareque.

Kuzhinë lokale dhe e freskët: Ushqimi shërbehet me përbërës vendas, përfshirë produkte të pjekura me fruta tropikale karakteristike të rajonit, të gjitha të përfshira në çmim. Gjithashtu, mysafirët mund të shijojnë gamën e plotë të produkteve Corona, përfshirë Corona Extra dhe Corona Cero.

Vizitorët e Corona Island mund të përfitojnë nga një sërë aktivitetesh relaksuese dhe edukative për natyrën, përfshirë:

Yoga, paddleboarding dhe kayaking për një lidhje më të thellë me ambientin natyror. Iniciativa ekologjike si zhytje për restaurimin e shkëmbinjve koralore dhe mbjellje mangrovash për rimbjelljen e ekosistemeve.

“Në Corona Island, relaksi takohet me ruajtjen e natyrës në një ambient bregdetar mahnitës,” – u shpreh Clarissa Pantoja, Zv. Presidente Globale e markës Corona. “Si një markë që lindi në bregdet dhe një birrë e prodhuar me përbërës natyralë, besojmë se ishulli është një zgjatim i përsosur i filozofisë sonë. Me peizazhe që të lënë pa frymë, praktika të qëndrueshme dhe aktivitete të jashtme tërheqëse, ftojmë të gjithë eko-udhëtarët dhe entuziastët e aventurës të eksplorojnë këtë vend unik, ku çdo përvojë pasqyron përkushtimin tonë për të ruajtur bukurinë e botës natyrore.”

BW

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0