Coco Chanel, stil dhe filozofi   - Business Magazine Albania

Coco Chanel, stil dhe filozofi  

Coco Chanel

Dizajnerja e modës Coco Chanel është e famshme për modelet e saj të përjetshme, kostumet e markës tregtare dhe fustanet e zinj. Në vitet 1920, ajo lançoi parfumin e saj të parë dhe prezantoi kostumin Chanel “little black dress”, me theks në bërjen e rrobave që ishin më komode për gratë. Ajo vetë u bë një ikonë e stilit shumë të njohur për veshjet e saj të thjeshta, por të sofistikuara të shoqëruara me aksesorë të mrekullueshëm, si disa fije perlash.

Po cila ishte jeta e hershme e saj?! 

Gabrielle Bonheur Chanel lindi më 19 gusht 1883 në Saumur, Francë. Në moshën 12-vjeçare, pas vdekjes së nënës së saj, babai i saj, i cili punonte si shitës, e dërgoi në një jetimore. Chanel u rrit nga murgesha që e mësuan se si të qepte , një aftësi që do të çonte në punën e jetës së saj. Nofka e saj erdhi nga një profesion tërësisht tjetër. Gjatë karrierës së shkurtër si këngëtare, Chanel performoi në klube në Vichy dhe Moulins, ku quhej “Coco”. Disa thonë se emri vjen nga një prej këngëve që ajo këndonte dhe vetë Chanel tha se ishte një “version i shkurtuar i cocotte, fjalë franceze për “grua e mbajtur”, sipas një artikulli në “The Atlantic”.

 Fillimet e një Perandorie Mode

 Rreth moshës 20-vjeçare, Chanel bashkëpunoi me Etienne Balsan, i cili i ofroi ta ndihmonte të fillonte një biznes kapelesh për femra në Paris. Ajo shpejt e la atë për një nga miqtë e tij më të pasur, Arthur “Boy” Capel. Të dy burrat ishin të rëndësishëm në sipërmarrjen e parë të modës të Chanel. Në dyqanin e saj të parë në Cambon të Parisit në 1910, Chanel nisi të shiste kapele. Më vonë ajo shtoi dyqane në Deauville dhe Biarritz dhe filloi të bënte veshje. Shitja e saj e parë e suksesshme në veshje ishte një fustan që modeloi nga një këmishë e vjetër në një ditë të ftohtë. Në përgjigje të shumë njerëzve që e pyetën se ku e mori fustanin, ajo u ofroi t’u bënte një të tillë: “Pasuria ime është ndërtuar mbi atë fanellë të vjetër që e kisha veshur, sepse ishte ftohtë në Deauville”, i tha autorit Paul Morand. Chanel u bë figurë e njohur në botët letrare dhe artistike pariziene. Dizenjoi kostume për Ballet Russes dhe shfaqjen e Jean Cocteau Orphée, kishte dhe artistin Pablo Picasso midis miqve të saj.

Parfumi i parë

Në vitet 1920, Chanel e çoi biznesin e saj në dimensione të reja. Lançoi parfumin e saj të parë, Chanel No. 5, i pari që shfaqte emrin e një stilisteje. Parfumi “është aksesori i paparë, i paharrueshëm, i fundit i modës… që lajmëron ardhjen tënde dhe zgjat largimin tënd”, shpjegoi dikur Chanel. Aroma në fakt u mbështet gjithashtu nga pronari i dyqanit të madh, Théophile Bader dhe biznesmenët Pierre dhe Paul Wertheimer, për arsyen që Chanel zhvilloi një miqësi të ngushtë me Pierre. Në fund u negociua një marrëveshje ku biznesi Wertheimer do të merrte 70% të fitimeve të Chanel Nr. 5 për prodhimin e parfumit në fabrikat e tyre me Bader që merr 20% dhe vetë Chanel vetëm 10%. Me kalimin e viteve, me numrin 5, që ishte një burim masiv i të ardhurave, ajo apeloi vazhdimisht për të rinegociuar kushtet e marrëveshjes.

Artikulli u publikua më parë në faqen 48 të numrit 33 të revistës Business Magazine Albania.  Abonohu për të lexuar të plotë artikullin.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0