Coca Cola nën hetim - mbetje njerëzore janë gjetur në kanaçet e saj - Business Magazine Albania

Coca Cola nën hetim – mbetje njerëzore janë gjetur në kanaçet e saj


Fabrika në Irlandën Veriore ndalon prodhimin pasi makina u bllokua me mbetje njerëzore, edhe pse në raftet e saj nuk pati pije të ndotura.

Coca-Cola është thirrur në polici për t’u hetuar se si mbetjet njerëzore u shfaqën në një ngarkesë të kanaçeve boshe që ishin nisur për përdorim në një nga fabrikat e kompanisë në Irlandën e Veriut.Shërbimi Policor i Irlandës së Veriut konfirmoi të martën se kishte hapur një hetim se si kishin përfunduar këto mbetje njerëzore në kanaçet në fabrikën e Helllenic Bottling Company në Lisburn.

Gjiganti i pijeve joalkolike insiston se problemi është identifikuar menjëherë dhe të gjitha kanaçet e prekura u konfiskuan dhe ndotja nuk preku asnjë produkt që ishte në shitje.

Kanaçet arritën të mbylleshin në fabrikë, para se të shiteshin në të gjithë Irlandën e Veriut.

Në një deklaratë, kompania tha për Belfast Telegraph se: Coca-Cola e merr sigurinë dhe cilësinë e produkteve të saj shumë seriozisht.”

“Ne jemi të vetëdijshëm për këtë incident që përfshin kanaçet bosh në fabrikën tonë në Knockmore Hill, Lisburn. Ne jemi duke e trajtuar këtë çështje shumë seriozisht dhe po kryejnë një hetim të plotë në bashkëpunim me PSNI.”

Agjencia e Standardeve të Ushqimit tha se asnjë nga kanaçet e kontaminuara me mbetje njerëzore nuk kishte arritur në treg në Irlandën e Veriut. Ajo shtoi se: “Incidenti është subjekt i një hetimi të PSNI në bashkëpunim me njësinë e shëndetit mjedisor të Lisburn dhe këshillin e qytetit.”

burimi: theguardian.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0