COCA-COLA FESTON 30-VJETORIN E SAJ NË SHQIPËRI - Business Magazine Albania

COCA-COLA FESTON 30-VJETORIN E SAJ NË SHQIPËRI

COCA-COLA FESTON 30-VJETORIN E SAJ NË SHQIPËRI

Coca-Cola shënoi 30-vjetorin e pranisë në Shqipëri, si marka me rrënjë të forta në stilin e jetës shqiptare dhe si një kontribuese krenare në rritjen ekonomike të vendit. Festa u mbajt në Piramidën e Tiranës më 19 maj, pikërisht ditën në të cilën fabrika e prodhimit nisi punën për herë të parë në vitin 1994, e nderuar nga prania e Kryeministrit z. Edi Rama, përkrah institucioneve, klientëve dhe partnerëve të saj.

Piramida e Tiranës, simbolizon një urë lidhëse mes së kaluarës së Shqipërisë dhe vizionit të saj për të ardhmen. CCBS, i vetmi partner zyrtar prodhon dhe shpërndan produktet e The Coca-Cola Company në treg, e sheh këtë pikë si një hapësirë ​​të rëndësishme ku kujtohet rrugëtimi nga fillimet e viteve ’90 deri në një të tashme zhvillimi dhe investimesh të vazhdueshme, me një vizion të qartë edhe përsa i përket agjendës së qëndrueshmërisë afatgjatë.

Kryeministri çmoi eventin edhe duke ndarë interpretimin e tij artistik në kuadër të 30 viteve të Coca-Cola në vend, e cila konsiderohet si lidhje e veçantë mes një marke të ndërkombëtare si Coca-Cola dhe Shqipërisë.

Një dolli e paharrueshme u ngrit me kanaçe Coca-Cola të krijuara vetëm për këtë rast. për të festuar arritjet e së kaluarës dhe me vullnetin për të qenë pjesë e së ardhmes së lulëzuar të Shqipërisë.

Lexo edhe:Tre arsye për të bërë gëzuar me Coca-Cola. Tri dekada në Shqipëri

Në vijmësi të këtij momenti institucional, protagonistja e mbrëmjes në sheshin Nënë Tereza u bë muzika, duke u dhënë të gjithë ndjekësve të pranishëm, mundësinë për të brohoritur me një Coca-Cola talentin e yjeve shqiptarë, si Elvana Gjata, Ylli Limani, Mc Kresha dhe Lyrical Son.  

Shembull tjetër ky i ‘Magjisë së Vërtetë’ që Coca-Cola sjell në momentet që ndajmë së bashku, si koncerte apo ndeshje futbolli.

Presidenti i Coca-Cola Bottling Shqipëria, z. Luca Busi gjatë fjalës së tij deklaroi: 

“Ne jemi krenarë dhe të nderuar nga prania e Kryeministrit, e vlerësojmë mirënjohjen në lidhje me prezencën e Coca-Cola në Shqipëri. Ky përvjetor, në vend që të jetë i orientuar drejt së kaluarës, është një formë që CCBS të forcojë edhe më tepër vizionin e saj ambicioz për një të ardhme të përbashkët, duke siguruar kontributin e saj të përditshëm në rritjen ekonomike, duke sjellë një perspektivë konkrete dhe të re në aspektin e zhvillimit të biznesit si dhe angazhimit tonë drejt qëndrueshmërisë.”

Zëvendës Presidentja Organizative për Italinë dhe Shqipërinë nga The Coca-Cola Company, znj. Phillipine Mtikitiki dha gjithashtu një deklaratë në lidhje me 30-vjetorin e Coca-Cola në Shqipëri. 

“Suksesi i Coca-Cola në të gjitha vendet në të cilat ajo operon buron nga bashkëpunimi i vazhdueshëm me partnerët tanë të shisheve dhe prodhimit, lidhja e tyre e fortë me tregun dhe aftësisë së tyre për të formësuar ofertën e produkteve tona sipas shijeve dhe pritshmërive të konsumatorëve. Ndihemi vërtet krenarë që Coca-Cola është bërë kaq shqiptare në 30 vitet e fundit, falë punës së përditshme të njerëzve të CCBS në të gjithë vendin dhe shqiptarëve që zgjedhin një Coca-Cola në momente freskimi, gëzimesh të përbashkëta e gjallërie.”- deklaroi Phillipine Mtikitiki. 

Si pjesë e këtij përvjetori, Coca-Cola krijoi një fushatë për të festuar këtë moment historik dhe për të theksuar lidhjen e ngushtë me vendin tonë.

“Për çdo gëzuar që kemi bërë, të tjera na presin.” 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0