Çmimi i arit arrin shifra rekord për shkak të pandemisë

Çmimi i arit arrin shifra rekord për shkak të pandemisë

Çmimi i arit

Teksa shqetësimet për një rimëkëmbje ekonomike të globit janë në rritje për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus në botë, cmimet e arit kanë arritur shifra rekord.

Investitorët po nxitojnë të gjejnë mënyra të sigurta për të ruajtur paratë e tyre.

Ari kapi çmimin 1944 dollarë për onz, duke thyer rekordin prej 1921 dollarë për onz, të vendosur në vitin 2011. Deri tani, këtë vit, çmimi i arit është rritur me 27%. Edhe argjendi ka pësuar rritje të çmimit, duke arritur në 24,21 dollarë për onz.

Lexoni: Operatorët ekonomikë mund të përfitojnë 3 shërbime të reja online

Një prej arsyeve kryesore të rritjes së çmimit të arit është parashikimi se Rezerva Federale do të mbajë të ulëta normat e interesit për një periudhë më të gjatë kohe, për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike, sipas Hussein Sayed, shef i strategjive të marketingut në kompaninë FXTM.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0