Çmimet e Netflix po rriten

Çmimet e Netflix po rriten


Për ty që përdor Netflix, tani fatura do të rritet.

Këtë javë kompania ka nisur email-e për të regjistuarit në platformë, për një rritje që do të pësojë abonimi.

Një rritje e vogël u pa në muajin Janar. Sipas kompanisë, kjo do t’a ndihmonte të rriste të ardhurat dhe të shtonte më shumë shfaqje televizive dhe filma.

Ky email është një kujtesë për një rritje nga 1 deri në 2 dollarë. Çmimi i abonimit bazik do të rritet me 8 deri në 9 dollarë në muaj, abonimi standard, që përfshin cilësi HD, do të rritet nga 11 deri në 13 dollarë në muaj dhe çmimi për abonimin premium do të rritet nga 14 në 16 dollarë.

Netflix gjithmonë ka investuar për një përmbajtje origjinale. Në vitin 2018 kompania ka mbledhur 8 miliardë dollarë për filma dhe shfaqje të reja.

Sipas disa analistëve të CNN Business, mendohet se njerëzit janë të gatshëm të paguajnë më shumë për sa kohë që Netflix ofron një shumëllojshmëri serialesh dhe përmbajtje të pëlqyeshme për publikun.

Por në vitin 2019, pritet që Netflix të përballet dhe me konkurrentë të rinj.

Së fundi Apple ka zbuluar TV+, shërbimin e tij që do të ofrojë përmbajtje origjinale, përfshirë dhe serinë e dokumentarëve nga Oprah Winfrey dhe një dramë më aktorët Reese Witherspoon, Jennifer Aniston dhe Steve Carell. Ende nuk është njoftuar data e lançimit për publikun. Gjithashtu, listës i bashkohen dhe Disney, NBCUniversal dhe WarnerMedia, që planifikojnë të ofrojnë një shërbim të ngjashëm këtë vit.

/CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0