Autoriteti i Konkurrencës ka nisur verifikimet për çmimet e larta të hoteleve në Tiranë. Ditët e fundit çmimet kanë pësuar një shumëfishim në një pjesë të madhe hotelesh. Ndërsa ekspetët e ekonomisë kanë qëndrime të ndryshme.
Finalja e Ligës së Konferencës midis skuadrave të Romës dhe Feyenoord zhvillohet me 23-25 Maj. Ndaj në publikimi e saj AK ka theksuar se, “iu kërkon ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimin e fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme në qytetin e Tiranës të ofrojnë shërbime me çmime të arsyeshme, të orientuara drejt kostos dhe të mos anulojnë rezervimet e hershme me qëllim rishitjen në minutën e fundit me çmime disa herë më të larta. Autoriteti i Konkurrencës iu bën me dije ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimin e fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme në qytetin e Tiranës që, nëse në përfundim të hetimit rezulton se rritja në mënyrë të menjëhershme dhe të pajustifikuar e çmimit të shërbimit të fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme do të gjendet në kundërshtim me dispozitat e ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, shkelësit e ligjit do të ndëshkohen me gjoba deri ne 10% të xhiros së vitit financiar paraardhës”, thuhet në njoftimin e Autoritetit të Konkurrencës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto